Kjo paketë rekomandohet për pacientët me kancer gjiri nën trajtimin me frenues të aromatazës, si për shembull: Letrozol, anastrazol, exemestane. Shërben për të vlerësuar, monituruar efektet anësore të tyre mbi strukturën e kockës. Rekomandohet një vlerësim bazal në fillimin e trajtimit për cdo pacient me këto medikamente, pas 6 muajve nga fillimi i trajtimit, apo sipas rekomandimit te Onkologut apo Reumatologut.
- VIZITË ONKOLOGU
- VIZITË REUMATOLOGU
- DEXA
- VITAMINA D3 25-OH
- KALCIUM TOTAL
- FOSFATAZA ALKALINE
- UREA
- KREATININE
Paketa e Kontrollit Onkologjik & Reumatologjik kushton 11700 lekë.