Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë (SKZKM) është një institucion i shërbimit shëndetësor që e ushtron veprimtarinë e tij sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar.
SKZKM është një organizatë jofitimprurëse dhe funksionon si një njësi organizative brenda organizatës jofitimprurëse që e ka themeluar atë.
SKZKM, synon ofrimin e ndihmës mjekësore dhe fetare për të sëmurët, në përputhje me objektivat e udhëzuara nga Themeluesi.
SKZKM kërkon të arrijë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore nëpërmjet përdorimit të zbulimeve më të avancuara të shkencës dhe teknologjisë, si dhe zhvillimin e veprimtarive kërkimore-shkencore e transferimin e rezultateve të përfituara në shërbimet e kujdesit shëndetësor, duke synuar përsosmëri në cilësinë e shërbimeve të ofruara.
SKZKM siguron përdorimin sa më efektiv të burimeve që disponon për ndjekjen e veprimtarive institucionale, duke garantuar transparencën e kritereve dhe procedurave vendimmarrëse. Ato synojnë të mundësojnë efektivitetin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara për të sëmurët, drejtpërdrejt nga spitali.
Vizioni
Vizioni i Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është shërbimi me përkushtim ndaj jetës dhe shëndetit të individëve dhe të familjeve pa asnjë lloj dallimi në përmbushje të misionit të krishterë dhe Doktrinës Sociale Katolike.
Misioni
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ka për mision përkujdesjen dhe trajtimin shëndetësor modern për të gjithë, nëpërmjet integrimit në një sistem të vetëm të nivelit më të lartë të profesionalizimit, të arritjeve më të larta të shkencës dhe teknologjisë, si dhe të parimeve më të larta të humanizmit.