ALB | ENG

CHECK UP

Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë mund të zgjidhni një prej paketave të kontrollit të zemrës.

Paketa kardiake 1

Është paketa bazë e kontrollit të zemrës e përshtatshme për të gjithë ata që duan nje check-up periodik të zemrës.
    - EKG;
    - Vizitë kardiologjike;
    - Eko kardiake.

Paketa Kardiake 2

Paketë e kontrollit të zemrës e profilizuar për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. E përshtatshme për pacientët e sapo diagnostikuar me Hipertension, si edhe ata që mjekohen rregullisht.
    - EKG;
    - Vizitë kardiologjike;
    - Eko kardiake;
    - Holter tensioni.

Paketa Kardiake 3

Paketa e kontrollit të zemrës e profilizuar për ata që vuajnë nga aritmitë. Është e përshtatshme për pacientët që dyshohen për herë të parë për aritmi si edhe për ata që mjekohen rregullisht.
    - EKG;
    - Vizitë kardiologjike;
    - Eko kardiake;
    - Holter ritmi.

Paketa Kardiake 4

Paketë e kontrollit të zemrës dhe analizave specifike të gjakut për pacientë që vuajnë nga problemet kardiake, nga yndyrnat e larta apo diabeti. Kjo paketë përfshin një kontroll edhe të parametrave kryesorë të yndyrnave dhe sheqerit në gjak.
    - Lipidograma;
    - Glicemia;
    - Hemoglobina e glukozuar;
    - EKG;
    - Ekokardiograma;
    - Eko doppler e karotideve;
    - Vizitë kardiologjike.

Paketa Kardiake 5

Paketë specifike e kontrollit të zemrës për pacientët që u rekomandohet kryerja e provës ushtrimore për vendosjen e diagnozës ose ndjekje në dinamike.
    - EKG;
    - Eko kardiake;
    - Provë ushtrimore.

Paketa Kardiake 6

Kontroll i zemrës dhe i enëve të gjakut. Paketë e përshtashme për pacientë që dyshohen për probleme kardiake dhe të enëve të gjakut kryesore siç janë karotidet dhe enët koronare.
    - Eko doppler e karotideve;
    - EKG;
    - Eko kardiake;
    - Provë ushtrimore;
    - Angio CT koronar.

Kontroll bazë i shëndetit të grave ku përfshihet vizita gjinekologjike me Pap-test dhe kontrolli i gjirit. Rekomandohet të kryhet periodikisht dhe në mënyrë të rregullt.

    - Ekzaminimi gjinekologjik;
    - Mamografia (ose ekografia e gjirit, në varësi të moshës);
    - Pap-tes.

Paketë bazë për pacientët që dyshohen për sëmundje pulmonare ose ata që mjekohen në mënyrë kronike.

    - Gjak komplet;
    - Radiografi toraksi;
    - Spirometria;
    - Vizitë pneumologjike.

Paketë e kontrollit të pacientëve diabetikë ku përfshihen analizat e parametrave kryesorë, si edhe vizitë me mjekun Endokrinolog.

    - Glicemi;
    - Hemoglobine e glukozuar;
    - Azotemi, kreatininemi;
    - Lipidogramë;
    - Vizite Endokrinologu.

Paketë bazë e kontrollit të gjendrës tiroide ku perfshihen analizat kryesore hormonale të tiroides dhe vizitë me mjekun Endokrinolog.

    - TSH, FT3, FT4;
    - Eko e gjendrës tiroide;
    - Vizitë endokrinologu.

Paketë e përshtatshme për sportistë të sporteve kompetitive, si edhe rekreacionale për kontrollin periodik të shëndetit. Përfshihen analizat e parametrave kryesorë, vizitë Kardiologu dhe eko kardiake.

    - EKG;
    - Eko kardiake;
    - Vizitë Kardiologu;
    - Gjak komplet;
    - Glicemi;
    - AST, ALT, Bilirubinë;
    - Azotemi, kreatininemi;
    - Urinë komplet.

Paketë e përshtatshme për pacientët me sëmundje reumatizmale dhe gratë në periudhën e post menopauzës. Përfshihet kontrolli i disa parametrave laboratorike, kryerja e densitometrisë kockore dhe vizitë me mjekun reumatolog.

    - Vizite Reumatologjike;
    - Dexa;
    - Ca i jonizuar;
    - Faktor rheumatoid.

Paketë e përshtatshme për pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të mëlçisë. Përfshihen analizat e disa parametrave kryesorë laboratorikë të mëlçisë si, ekoja abdominale, elastografia e heparit si edhe vizita me mjekun Gastroenterolog.

    - AST, ALT, Bilirubine, GGT, ALP.
    - Eko Abdominale;
    - Elastografi;
    - Vizitë Gastroenterologu.

Paketë e përshtatshme për kontrollin e mungesës së elementëve kryesorë që mund të shkaktojnë anemi.

    - Gjak komplet;
    - Sideremi;
    - Ferritinemi;
    - Vit B 12;
    - Vizitë Hematologu.

Paketë e përshtatshme për kontrollin bazë të veshkave. Rekomandohet për pacientë që kërkojnë ndjekje të rregullt për shkak të problemeve kronike te veshkave.

    - Urinë komplet;
    - Azotemi, kreatininemi, elektrolitet në gjak;
    - Eko abdominale;
    - Vizitë Nefrologu.

Radiologjia paketa 1

Paketë e kontrollit të gjirit ku përfshihen markuesit tumoralë, kryerja e ekos së gjirit dhe e mamografisë. Vizita me mjekun onkolog kryhet pas rezultatit të analizave dhe ekzaminimeve.

    - Eko gjiri;
    - Mamografi;
    - Vizitë klinike;
    - CEA;
    - CA15-3.

Radiologjia paketa 2

Paketë e përshtatshme për pacientë që paraqesin probleme me kolonën vertebrale. MRI është ekzaminimi më i mirë diagnostikues për kolonen. Paketës i shtohet edhe vizita me mjekun reumatolog pas rezultatit të MRI.
    - MRI kolona lumbare;
    - Vizitë reumatologu

Kirurgjia e përgjithshme paketa 1

Paketë bazë e kontrollit për pacientët e dyshuar me probleme kirurgjikale abdominale. Përfshin kryerjen e ekos abdominale dhe më pas vizitën me mjekun kirurg.
    - Vizitë kirurgu;
    - Eko abdominale.

Kirurgjia e përgjithshme paketa 2

Paketë e përshtatshme për pacientë me probleme të gjendrës tiroide. Përfshin ekon e tiroides dhe vizita me mjekët endokrinolog dhe kirurg.
   - Vizitë kirurgu;
   - Eko tiroide;
   - Vizitë endokrinologu.

Kirurgjia e përgjithshme paketa 3

Paketë e përshtatshme për pacientë që paraqesin probleme/neoformacione të indeve të buta. Përfshin kryerjen e ekografisë së indeve të buta dhe konsultë me mjekun kirurg.
   - Vizitë kirurgu;
   - Eko e indeve të buta.

Paketë e përshtashme për fëmijë me probleme të adenoideve ose mishit të huaj në hundë. Diagnostikimi bëhet nëpërmjet videolaringoskopisë.

    - Vizitë ORL;
    - Videolaringoskopi.

Paketë e përshtatshme për pacientë me ulje të dëgjimit ku përfshihet kryerja e vizitës ORL dhe e ekzaminimeve specifike të dëgjimit siç janë audiograma dhe timpanograma.

    - Vizitë ORL
    - Audiogramë;
    - Timpanogramë.

Paketa e apnesë nokturne 1

Paketë e përshtashme për pacientë me apne nokturne të dyshimtë me origjinë nga sfera maksilo- faciale ose otorino. Për diagnostikim kryhet videolaringoskopia si edhe vizita me mjekët specialistë ORL dhe Maksilofacial.
    - Vizitë ORL;
    - Videolaringoskopi;
    - Vizitë maxillo-facial.

Paketa e apnesë nokturne 2

Paketë e përshtashme për pacientë me apne nokturne të dyshimtë me origjinë nga sfera maksilo faciale ose otorino. Për diagnostikim kryhet videolaringoskopia si edhe vizita me mjekët specialistë ORL dhe Maksilofacial. Shtohet edhe kryerja e polisonografisë.

    - Vizitë ORL;
    - Videolaringoskopi;
    - Vizitë maxillo-facial;
    - Polisonografi (Në kushte ambulatoriale).

Paketë e përshtatshme për pacientë me probleme të zërit. Për diagnostikim kryhet videolaringoskopia që është një ekzaminim specifik për vlerësimin e laringut.
    - Vizitë ORL;
    - Videolaringoskopi.

Onkologjia paketa 1

Paketë kontrolli bazë për paciente të dyshuara për probleme të gjirit. Përfshihet kryerja e ekografisë së gjirit, mamografisë, ekografisë abdominale dhe në fund vizita me mjekun onkolog.
    - Konsultë Onkologu;
    - EKO Gjiri;
    - Mamografi;
    - EKO Abdominale.

Onkologjia paketa 2

Paketë kontrolli onkologjik dhe reumatologjik që përfshin kryerjen e analizave laboratorike të profilizuara dhe vizitë me mjekun onkolog dhe reumatolog.
    - Konsultë Onkologu;
    - Konsultë Reumatologu;
    - DEXA;
    - Vitamina D;
    - Kalcium;
    - ALP;
    - Azotemi Kreatinemi.

Onkologjia paketa 3

Paketë e detajuar në drejtim të diagnostikimit të problemeve të gjirit. Përfshihen analiza specifike laboratorike siç janë markuesit tumoralë, ekografia e gjirit dhe ajo abdominale, si edhe vizita me mjekun onkolog.
    - Konsultë Onkologu;
    - EKO Gjiri;
    - EKO Abdominale;
    - CA 15-3;
    - CEA;
    - ALP;
    - Kalcium;
    - LDH.

Dermatologjia paketa 1

Paketë e kotrollit të lëkurës për pacientë që dyshohen për lezione specifike ose që paraqesin faktorë rreziku. Përfshihet kryerja e vizitës me mjekun dermatolog dhe videodermatoskopia.
    - Vizitë Dermatologjike;
    - Videodermatoskopia.

Dermatologjia paketa 2

Paketë e kontrollit të lëkurës për pacientë që dyshohen për lezione specifike ose që paraqesin faktorë rreziku. Përfshihet kryerja e vizitës me mjekun dermatolog dhe videodermatoskopia, mapatura.
   - Vizitë Dermatologjike;
   - Videodermatoskopia Mapatura.

Gjinekologjia paketa 1

Paketë e kontrollit bazë për pacientë me infeksione të sferës gjinekologjike. Përfshihet kryerja e kulturës së sekrecioneve vaginale dhe vizita me mjekun gjinekolog.
    - Vizitë Gjinekologjike;
    - Kulturë e sekrecioneve vaginale.

Gjinekologjia paketa 2

Paketë e kontrollit periodik gjinekologjik. Përfshin kryerjen e ekografisë dhe vizitës gjinekologjike.
    - Vizitë Gjinekologjike;
    - EKO Gjinekologjike.

Gjinekologjia paketa 3

Paketë specifike për kontrollin dhe diagnostikimin e problemeve me natyrë gjinekologjike. Përfshin kryerjen e ekografisë transvaginale dhe vizitës gjinekologjike.
    - Vizitë Gjinekologjike;
    - EKO Transvaginale.

Gjinekologjia paketa 4

Paketë kontrolli periodike me vizitë gjinekologjike dhe pap test.
    - Vizitë Gjinekologjike;
    - Pap Test.

Gjinekologjia paketa 5

Paketë e plotë e kontrollit gjinekologjik e cila përfshin kryerjen e ekografisë transvaginale, vizitës me mjekun gjinekolog si edhe ekzaminimeve specifike siç janë pap testi dhe kultura e sekrecioneve vaginale.
    - Pap Test;
    - EKO Transvaginale;
    - Vizitë Gjinekologjike;
    - Kulturë e Sekrecioneve Vaginale.

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.