ALB | ENG

VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE

Spital shumë i rregullt. Mikpritja që nga dita e parë kur u paraqitëm ishte për tu vlerësuar. Doktoresha dhe infermierët shumë të përgatitur. Mund të themi që është një nga spitalet më të mira, më moderne dhe me staf mjekësor shumë të mirë, shumë të kujdesshëm në punën e tyre.
Me respekt, Kristi Sotiri
Onkologji
Desha të shkruaj këtë letër për të shprehur mirënjohjen e thellë dhe falenderimet për Dr. Manjola Luzi, reanimatorin Dr. Altin Papa dhe gjithë stafin e infiermierëve dhe mjekeve që u kujdesen për tezen time Tatjana gjatë javës së fundit të hospitalizimit të saj në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të mirë...Lexo më shumë
Ju shkruaj për t’ju lënë një feedback për Dr. Manjola Luzi në respekt të vizitës onkologjike Dt. 19.04.2023. Doktoresha, sigurisht shumë profesioniste, e pregatitur dhe specialiste, shumë njerëzore, miqësore dhe empatike. Jemi shume të impresionuar nga niveli njerëzor dhe profesional i vizitës, definitivisht e rekomandojmë Dr. Manjolën.Lexo më shumë

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.