Përfshin vlerësimin si strukturor ashtu dhe funksional të tiroides. Është një paketë e nevojshme për të depistuar patologji të panjohura / të njohura më parë të tiroides. Duke realizuar këtë paketë pacienti nuk rrezikon të kryej në struktura të ndryshme, por e nis duke e kompletuar vizitën brenda një strukture.
Kjo paketë rekomandohet, së pari për pacientët që e realizojnë kontrollin për herë të parë dhe nuk evidentohet asnjë problem, së dyti, rekomandohet periodikisht për pacientët të cilët janë në ndjekje për patologji tiroidiene.
Frekuenca është në varësi të patologjisë (për shembull 1 herë në 3 muaj/ 6 muaj/ 1 vit).
- KONSULTË ENDOKRINOLOGU
- EKOGRAFI E TIROIDES
- TSH
Paketa e Kontrollit Bazë të Tiroides kushton 5600 lekë.