Kirurgjia Ditore
Çfarë është kirurgjia ditore (day Surgery), e cila po aplikohet sot në botën perëndimore?
“Day Surgery” do të thotë kirurgji ditore në siguri të plotë. Kirurgjia ditore i referohet një interventi që nuk përfshin hospitalizimin, i cili mbart më pak risqe dhe sjell reduktimin e kostove. Ndërhyrjet e Kirurgjisë Ditore me kohëzgjatje të shkurtër dhe të mesme kryhen nën anestezi lokale, sedacion lokal-rajonal dhe anestezi të përgjithshme.
Ky është një shërbim i cili ofrohet në spitalin tonë, me një teknologji të avancuar bashkëkohore, i përfaqësuar me një ekip mjekësh profesionistë e të talentuar dhe i konceptuar duke patur si prioritet shëndetin tuaj.
Procedura që realizohet në mjedis ambulator nën anestezi lokale/sedacion.
- Lipoma të dimensioneve të ndryshme;
Gjendra dhjamore që mund të shfaqen në të gjithë trupin. Nuk japin dhimbje përveçse problematikës estetike. Trajtimi i tyre është vetëm kirurgjikal. Në varësi të madhësisë mund të realizohen ose nën anestezi lokale ose gjenerale/sedacion. - Ateroma/Cist Sebace;
Gjendrat sebace të nën lëkurës mund të infektohen dhe të rriten në dimensione të ndryshme. Trajtimi është vetëm kirurgjikal dhe kryhet nën anestezi lokale. - Heqje kirurgjikale nevusi;
Heqja e nishaneve me anë të kirurgjisë, sipas rekomandimeve të mjekëve dermatologë. - Qepje të plagëve të ndryshme;
Qepje të plageve të ndryshme. - Uncus;
Hyrja e thonit në mish, shkakton dhimbje dhe infeksion, trajtohet në mënyrë kirurgjikale. - Panaricium;
Infeksion i thonit. - Drenim Absesi;
Drenim i zonave të ndryshme të trupit, të cilat kanë grumbulluar (qelb). Realizohet zbrazja e tij. - Biopsi të lëkurës;
Marrja e nje copëz lëkure, sipas rekomandimeve të mjekut dermatology, që shërben për të vendosur diagnozë për sëmundje të ndryshme të lëkurës. - Heqje e dhëmballëve të syrit;
Detajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]