Dr. Eni Pulla – Mjeke Otorinolaringologe
Dr. Eni Pulla është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Ka kryer specializimin afatgjatë në degën e Otorinolaringologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Dr. Eni Pulla ka punuar si mjeke pranë strukturave shëndetësore publike dhe private në Tiranë.
Ndërsa prej vitit 2018 e në vazhdim është dhe mjeke pranë Institutit Italian të Kulturës.
Dr. Eni Pulla është pjesëmarrëse e rregullt në kongrese dhe konferenca te ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithmonë në koherencë me zhvillimet më të fundit në fushën e Otorinolaringologjisë dhe në kërkim të rritjes profesionale.
Aktualisht Dr. Eni Pulla mban pozicionin e mjekes O.R.L. pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Poliambulancës “Atë Luigj Monti”.