Prof. Nikita Manoku është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme dhe më pas ka kryer Specializimin në degën Obstetrike-Gjinekologji në Tiranë.
Ka kryer Specializim në Endokrinologjinë Gjinekologjike, Spitali “Kremlin-Bicetre”, Paris, Francë, si dhe Specializim për Ekografi Gjinekologjike e Obstetrikale, Spitali “Sant’Orsola Malpighi”, Bologna, Itali.
Në vitin 1995 Prof. Manoku ka kryer Specializim për S.S.T., Instituti Alfred Fournier, Paris.
Prof.Nikita Manoku është një nga mjekët gjinekologë më të mirë, i cili ka ushtruar profesionin e tij me përkushtim prej dekadash për të gjithë pacientët e tij, përfshirë edhe figura të njohura kombëtare të fushave të ndryshme, të cilët i kanë besuar shëndetin e tyre. Në vitin 1990, kontributi i tij në shëndetësi është vlerësuar me Medalje nga Kuvendi i Shqipërisë, për “Shërbim të mirë ndaj popullit”.
Prof. Manoku ka ushtruar profesionin e tij si Mjek pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
1984-1989: Shef i Klinikës së Gjinekologjisë në Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik, Tiranë.
Pedagog në Fakultetin e Mjekësise, Universiteti i Tiranës.
Në vitet 1991 – 1995 ka mbajtuar pozicionin Shef i Katedrës së Obstetrike-Gjinekologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
1996: Shef i Shërbimit Nr. 1 të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik Nr.1, Tiranë.
2008-2011: Shef i Departamentit të Obstetrikë-Gjinekologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
2011-2019: Shef i Shërbimit të Gjinekologjisë në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “ Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.
President i Shoqatës Shqiptare të Obstetrikë – Gjinekologjisë.
Ka referuar në mbi 180 konferenca, simpoziume e seminare shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka shkruar mbi 54 artikuj shkencor, libra e revista ne Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
Drejtues dhe Organizues Aktivitetesh Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Drejtues në Projekte e Studime Shkencore, si dhe Udheheqje disertacioni, doktorata për mjekë me emër dhe shumë te kualifikuar.
Prof. Nikita Manoku aktualisht ushtron profesionin si mjek Obstetër-Gjinekolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.