Dr. Ermal Pashaj është diplomuar me vlerësimin më të lartë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Fakultetin e Mjekësisë, Programi i Studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare, si dhe Programi i Studimit Mjekësi dhe Kirurgji.
Ai ka kryer Specializimin në Kirurgji Maksilofaciale, pranë Departamentit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku dhe është vlerësuar maksimalisht.
Aktualisht Dr. Ermal Pashaj është duke ndjekur studimet PhD pranë Universitetit Tor Vergata, Romë në: Mikrobiologji, Imunologji, Sëmundje Infektive, Transplant i Organeve dhe patologjitë e lidhura me to, me temën me titull: “Presence of Hervs in Head and Neck Tumors, and their modulated expression by drugs.”
Dr. Pashaj është anëtar i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, lektor i lëndës Patologji Orale dhe tutor i praktikave pranë Fakultetit të Mjekësisë, në këtë universitet.
Në vitin 2020 Dr. Pashaj ka qenë pjesë e misionit vullnetar në Spitalin Civil në Brescia, ku ka kontribuar maksimalisht në ndihmë të situatës së pandemisë Covid-19.
Dr. Pashaj ka kryer një sërë internshipesh në fushën e kirurgjisë maksilofaciale brenda dhe jashtë vendit (Itali, Gjermani). Ai është autor i publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe merr pjesë aktivisht në konferenca e simpoziume.
Dr. Pashaj është anëtar aktiv i Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Cranio-Maksilofaciale.
Ai ka ndjekur një program një vjeçar të Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Kranio-Maksilo Faciale në fushën Onkologji Kokë-Qafë.