Dr. Amarda Cenko – Mjeke Dermatologe-Venerologe

Dr. Amarda Cenko është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në periudhën 2001-2007.

Ka kryer specializimin në degën Dermatoligji-Venerologji pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Në periudhën 2016-2017 kryen observership-in ne Shërbimin e Dermatologjisë, Spitali “Polo Pontino”, Terracina, Itali.

Në vitin akademik 2020-2021 kreu me sukses Masterin Universitar të Nivelit të II-të, në Dermatologji Kozmetike, Rigjenerative dhe Estetike, pranë Universitetit të Pizës, Itali.

Prej vitesh Dr. Amarda Cenko ushtron profesionin si mjeke dermatologe-venerologe në struktura shëndetësore publike dhe private, në diagnostifikimin, trajtimin dhe monitorimin ambulator të pacientevë me sëmundje dermatologjike të lëkurës dhe anekseve të saj; në depistimin e kancerit të lëkurës, si edhe në shërbimin e dermatologjisë estetike.

Dr. Amarda Cenko ka qenë punonjëse pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, për t’u përfshirë në hartimin dhe zbatimin e sistemit të ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë si dhe në funksionin e mjeke e përgjithshme pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Tiranë.

Dr.Amarda Cenko është pjesëmarrëse aktive e trajnimeve dhe organizimeve edukative për zhvillimin profesional, organizuar nga Shoqata Internacionale Dermatologjike. Dr. Amarda Cenko, aktualisht mban pozicionin e Mjeke Dematologe-Venerologe pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.