Mjek Radiolog Interventist dhe Nuklear
Prof. Asc. Ilirian Laçi është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në periudhën 1999-2005.
Ka kryer specializimin në Radiologji pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Prej vitit 2016, Dr. Laçi mban gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Prej vitit 2023, Dr. Laçi mban gradën “Profesor i Asocuar”.
Ka kryer gjatë vitit akademik 2021-2022 Masterin e Nivelit II pranë Universitetit Tor Vergata, Romë në Radiologji Intervencionuese “Tecniche Endovascolari”.
Prej disa vitesh ka punuar si mjek urgjence në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Gjithashtu ka punuar si Mjek Radiolog në struktura shëndetësore private.
Pas përfundimit të specializimit afatgjatë në Radiologji ushtron profesionin e tij si Mjek Radiolog në Shërbimin e Radiologjisë dhe Mjekësisë Nukleare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Prej vitit 2016 është Pedagog i lëndës së Radiologjisë dhe Mjekësisë Nukleare pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Prej vitit 2016 është Ekspert Radiolog pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Është anëtar i Shoqatës Shqiptare të Radiologjisë, Shoqatës Evropiane të Radiologjisë, si dhe anëtar Bordi i revistës ACTA Scientific.
Prof. Asc. Ilirian Laçi është autori i Monografisë së miratuar nga Këshilli Botues i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me temë :
“Roli i Angio Ct në Zbulimin e Aneurizmave të Aortës Torakale dhe Abdominale dhe Ndjekja Post Operatore e Pacientëve“.
Ka kryer mbi 17 trajnime jashtë vendit.
Autor i mbi 14 publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Referues në mbi 30 kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Asoc. Ilirian Laçi ka kryer edhe trajnime jashtë vendit si më poshtë:
Qershor 2022 – Endovascular Exellence Academy/SFA, Hands-on session. Stamboll, Turqi.
May 2022 – Multidisciplinary Liver Tumor Symposium. Shkup, Maqedoni.
Mars 2020 – Trajnim intensiv në “Diagnostika e Angioskanerit Koronar, pranë “GVM Maria Cecilia Hospital”, Cotignola, Itali.
Tetor 2020 – Trajnim në Radiologji Intervencionuese në Baskent University and Research Center “Baskent University and Research Center”, Stamboll, Turqi.
Janar 2020 – Trajnim në Kardiologji dhe Radiologji Intervencionuese pranë Azienda Ospedaliera “S. Antonio Abate di Trapani”, Laboratorio di Emodinamica e di Intervetistica Cardiovascolare. Trapani Itali.
Korrik 2019 – Trajnim në Mjekësi Nukleare dhe Radiologji. Romë, Itali.
Certifikatë nga IAEA, Wien, Austri dhe “Universita Cattolica Di Sacro Cuore”, Facoltà di Medicina e chirurgia “A. Gemelli”.
Maj 2019 – ESMIT Spring School. “Theragnostic ESMIT SPRING SCHOOL 2019”, Université de Nantes, UFR Faculty of Pharmaceutical and Biological Sciences Nantes, Francë.
Tetor 2018 – “31st Annual Congress of European Association of Nuclear Medicine”, AENM 2018, Dusseldorf, Gjermani.
Shtator 2018 – Trajnim në Mjekësi Nukleare, ESMIT Autumn School 2018: Onco Track, Neuro Track.
Bograd, Serbi.
Korrik 2018 – Logical Framework Approach (LFA) trajnim i organizuar në IAEA. Tiranë.
Shkurt 2018 – Trajnim në Mjekësi Nukleare dhe Radiologji
“Interregional Training Course on Targeted Radionuclide. MD Cancer Center Therapies”, Houston, Texas, SHBA.
Gusht 2016 – Trajnim në Mjekësi Nukleare dhe Radiologji, Romë, Itali.
Çertifikate nga IAEA, Wien, Austri dhe Universita Cattolica Di Sacro Cuore, Facoltà di Medicina e chirurgia “A. Gemelli”.
Prill 2016, Trajnim intensiv në Mjekësi Nukleare, Vienë, AUSTRI.
“ESMN Theoretical Learning Course on Imaging in Infection & Inflammation”.
Certifikatë nga IAEA, Wien, Austri.
Tetor 2014 – Trajnim në Radiologji (Diagnostic Imaging). Salzburg, Austri.
Mars 2009, Trajnim intensiv në Urgjencat Mjekësore (BLS, ACLS). Piemonte, Itali.
Prof. Asc. Ilirian Laçi, aktualisht ushtron profesionin e tij si Mjek Radiolog Interventist dhe Nuklear pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.