Dr. Arbesa Qinami është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Parë të Universitetit Mjekësor të Varshavës, në Poloni.
Ka kryer specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji pranë Klinikës së Parë të Qendrës së Formimit Pasuniversitar në Varshavë, Poloni.
Dr. Qinami është anëtare e Shoqatës Polake të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
- Gjatë periudhës 2013-2020 Dr. Qinami ka punuar në Spitalin Klinik sw. Zofii në Varshavë. Kjo periudhë ka qenë e fokusuar kryesisht në gjinekologjinë operative.
- Gjatë periudhës 2015-2018 ka qenë pjesë e stafit të Qendrës së Trajtimit të Endometriozës
- Gjatë periudhës 2017-2019, ka punuar në spitalin privat Medicover, në Poloni.
- Gjatë periudhës 2021-2023 ka punuar si mjeke obstetër-gjinekologe në një strukturë private spitalore.
Dr. Arbesa Qinami ka marrë pjesë rregullisht në konferenca ndërkombëtare të organizuara nga COGI, RCOG dhe ISGE.
Certifikime profesionale:
- E pajisur me certifikatën IOTA për diagnostikimin e patologjive të ovarit;
- E pajisur me certifikatë europiane për kryerjen e kolposkopisë (për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të qafës së mitrës);
Dr. Arbesa Qinami aktualisht ushtron profesionin si mjeke Obstetër-Gjinekologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.