Dr. Eliot Çule – Koordinator i Kirurgjisë së Përgjithshme
Dr. Eliot Çule është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakulteti të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në periudhën 2000-2006.
Ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme pranë Fakulteti të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në periudhën 2011-2015.
Dr. Eliot Çule është duke kryer Doktoraturën pranë Universitetit të Studimeve të Romës “Tor Vergata” në specialitetet Mikrobiologji, Imunologji, Sëmundje Infektive dhe Transplante.
Prej vitit 2017 është Personel Akademik anëtar i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ka kryer specializimin për Trajtim Kirurgjikal Onkologjik të Pathologjive të Gjirit pranë Spitalit të Brescia-s në Itali.
Ka punuar prane Poliambulancës “Atë Luigji Monti“për periudhën 2008-2015 si mjek i përgjithshëm, ndërsa prej vitit 2015 e në vijim ushtron profesionin si mjek Kirurg i Përgjithshëm dhe i Kirurgjisë së Gjirit
Dr. Eliot Çule punon dhe mjek pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.
Dr. Eliot Cule, aktualisht mban pozicionin e Koordinatorit të Kirurgjisë pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.