Dr. Inida Ruli është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Pas diplomimit, Dr. Inida Ruli ka ushtruar profesionin si mjeke pranë Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Gjithashtu është trajnuar pranë Spitalit Universitar të Traumës për Kirurgji të Urgjencës dhe Traumës.

Ka kryer specializim në Kirurgji të Përgjithshme pranë Spitalit Sant’Orsola-Malpighi në Bologna, Itali, në repartin e Kirugjisë së Përgjithshme dhe Kirurgjisë së Urgjencës.

Aktualisht, mban pozicionin si mjeke Kirurge e Përgjithshme pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.