Kardiologji
Reparti i Kardiologjisë ofron shërbime të specializuara për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular.
Shërbimi i Hemodinamikës ofron procedura diagnostike dhe ndërhyrje të avancuara për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe standarde të larta sigurie.
Procedurat kryesore:
- Koronarografi diagnostike
- Kateterizim kardiak
- Angioplastikë koronare (e thjeshtë dhe komplekse)
- Trajtimi i kardiopative strukturore (p.sh. mbyllje perkutane e aurikulës – LAAC)
- Trajtimi i kardiopative kongenitale (mbyllje perkutane DIA, PFO)
- Trajtimi i sëmundjeve valvulare (TAVR, TEER)
- Trajtimi i aritmive (implantim PM, ICD, CRT)
- Trajtimi i patologjive të aortës torakale dhe abdominale (TEVAR, EVAR)
- Trajtimi i karotidopative (PTA e arteries karotide)
- Trajtimi i arteriopative periferike (PTA, stentim)
Duke u bazuar në protokollet më të mira ndërkombëtare, pajisje moderne dhe një ekip mjekësh me përvojë, çdo procedurë realizohet sipas standardeve më të larta evropiane, me përkushtim maksimal ndaj pacientit dhe sigurisë së tij.
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]





