Prof. Fabio De Luca është diplomuar në Mjekësi në Universitetin ” La Sapienza” në Romë, në vitin 1986 me vlerësimin maksimal 110/110 e Lode.

Në vitin 1991 u specializua në Kirurgjinë kardiovaskulare në Universitetin La Sapienza të Romës, ku u vlerësua me pikët maksimale 70/70 dhe Lode.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare, Prof. Fabio De Luca ka realizuar mbi 10.000 ndërhyrje kardiovaskulare, mbi të gjitha ato që përfshijnë valvulat kardiake. Ai është ndër të parët që zhvilloi teknika të avancuara për Kirurgjinë Koronare Rindërtuese. Nëpërmjet këtyre teknikave Prof. De Luca ka trajtuar pacientë me multistenta për të rikuperuar funksionalitetin e plotë të arteriave koronare, pa shtuar materiale të huaja në zemrën e pacientëve.

Prej vitit 1990 Prof. De Luca mban pozicionin e Shefit të Repartit të kardiokirurgjisë pranë Spitalit Privat Quisisana në Romë.

1990 – 1991  Oficer Mjekësor i Forcave Ajrore Ushtarake – BAZA e NATO-s në Borgo Piave Latina, Itali.

1991 – 1993 Shef i Njësisë Intensive Koronare të Spitalit N.S. della Mercede, Romë Itali.

Ka kryer trajnime të shumta në qendra spitalore të mirenjohura duke punuar me specialistët më të mirë të fushës në mbarë botën.

1985 – 1992 Fellowship në Kardiologjinë Pediatrike dhe Kirurgjinë Vaskulare pranë  “The Hospital for sick children”, Toronto, Kanada.

1994 Fellowship në Kirurgjinë Koronare Komplekse, në Institutin Miami Heart, USA.

1995 –2016 Drejtor i Departamentit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare pranë Spitalit Maria Beatrice, Firenze – GVM Care & Research.

2016-2017 Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë Torakale dhe Kardiovaskulare, ICC Instituti Klinik I Kardiologjisë Romë, GVM Care & Research.

Në vitet 2019 –2022, Drejtor i Departamentit të Kardiokirurgjisë pranë Poliklinikës Monza Group, Itali.

2019 –Drejtor i Njësisë Operative të Kirurgjisë Koronare Rindërtuese, Spitali universitar i Kardiokururgjisë Milano – Instituti Klinik Sant’ Ambrogio, Grupi San Donato.

2017 –2019 Drejtor i Kirurgjisë Koronare Rindërtuese pranë Humanitas Gavazzeni, Humanitas Group, Bergamo.

Gjithashtu, Prof. De Luca ka ushtruar profesionin e tij si Pedagog prej vitit 1995.

1995–1997 Profesor i Anatomisë dhe Histologjisë në Universitetin Tor Vergata të Romës

2017 –2022 Profesor i Kardiokirurgjisë pranë Universitetit Sassari – Dega e Kirurgjisë Vaskulare Sassari, Itali.

Gjatë eksperiencës së tij ai ka kryer shumë trajnime dhe ka marrë pjesë në work shop në vende të ndryshme të botës, si:  Gjermani, Zvicër, Itali, Hollandë, Belgjikë etj, ndër të cilat veçojmë:

2006 – Bad Neustadt, Gjermani trajnim mbi “Master në riparimin e valvulave” – Herz-und Gefass-Klinik.

2017 –Master në “Kardiokirurgjinë e avancuar dhe kardiologjinë strukturale” në Universitetin e Milanos, Itali .
2017 –Trajnim mbi “Corevalve Evolut – Team Approach to Tavi Training” në Tolochenaz, Zvicër, Qershor 2017.

2022 –Master Class në Ndërhyrjet – MCI ” Terapia kirurgjikale e fibrilimit atrial”  Viterbo, Italy