Dr.Sh.M. Eva Duraku – Koordinatore e Sëmundjeve të Brendshme

Dr.Sh.M. Eva Duraku është diplomuar me vlerësimin 110/110 e Lavdërime në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Ka kryer specializimin në Kardiologji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Në Shtator të vitit 2023, Dr. Duraku mori titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore” nga Universiteti “La Sapienza” në Romë, me temën “Arterial Hypertension and Vascular Biology”.

Ka kryer kursin intensiv të Ekokardiografisë pranë Spitalit Universitar “Medipol Mega” në Stamboll,Turqi.

Prej vitit 2014 e në vazhdim Dr.Sh.M. Eva Duraku është pedagoge e Lëndës Anatomi Humane në Fakultetin e Mjekësisë, në Programet e Studimit në Mjekësi të Përgjithshme dhe infermieristikë, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke bashkëndarë kështu pasionin për mësimdhënien dhe profesionin e mjekes kardiologe.

Dr.Sh.M. Eva Duraku ka punuar pranë strukturave të ndryshme spitalore private në Tiranë si mjeke kardiologe dhe Drejtuese Mjekësore.

Dr.Sh.M. Eva Duraku, aktualisht mban pozicionin e Koordinatores së Sëmundjeve të Brendshme pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.