Dr. Sh. M. Diana Kristo ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera. Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare për specializim në degën e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tirane.
Një pjesë të specializimit e ka kryer në Spitalin Universitar AHEPA, të Universitetit të Aristotelit, Selanik, Greqi. Dr. Sh. M. Kristo ka marrë titullin Mjek Specialist Kardiolog si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri. Ka kryer një specializim për Mjekësi Interne prej dy vjetësh në Spitalin Universitar George Papanikolau po në Selanik të Greqisë.

Në vitin 2019 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore (PhD) në Universitetin e Aristotelit në Selanik, me vlerësimin Shkëlqyeshëm, për tezën e Doktoratures me temë mbi vlerësimin e pacientëve me presione të rritura pulmonare, me origjinë nga patologjitë e majta kardiake.
E specializuar për Imazheri Kardiake të Avancuar dhe Multimodale (teknikat e reja të deformimit të ekokardiografise transtorakale, ekokardiografi transezofageale 3-dimensionale dhe intervencionale – MitraClip e mbyllje e LAA, stress-eko, kontrast- eko, angio CT dhe një pjesë rezonance magnetike kardiake) në Spitalin Universitar Ramon y Cajal në Madrid të Spanjës, nën drejtimin e asaj kohe të Nën-presidentit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjise, Prof. Jose L. Zamorano.
Ka punuar për disa muaj si bashkëpunëtore shkencore në Spitalin Universitar Zurich, në Departamentin e Ekokardiografisë adulte.
Dr. Sh. M. Diana Kristo zotëron që prej vitit 2012 Diplomën Evropiane të Ekokardiografise Transtorakale, ndërsa që prej vitit 2019 Diplomën e Nivelit I per CT-kardiak dhe Diplomën e Nivelin I për Kardiologji Nukleare.
Anëtare akademike ne Spitalin Universitar AHEPA të Selanikut.

Dr. Sh. M. Diana Kristo ka një punë shkencore me rreth 28 artikujt, abstrakte, prezantime si në Shqiperi, Greqi dhe në ESC (Shoqata Evropiane e Kardiologjisë). Bashkepunëtore në disa studime doktorature në Greqi dhe supervizore e kabinetit te ekokardiografisë në Spitalin AHEPA.
Anëtare e Shoqatës së Kardiologjisë Evropiane, Greke dhe Shqiptare, si dhe anëtare e shumë Shoqatave Evropiane të nënspecialiteteve si: EACVI, HF, EAPCI, EHRA etj. Si dhe është anëtare e shumë Grupeve të Punëve Evropiane të Hipertensionit Arterial, të Hipertensionit Pulmonar, të Stroke etj.
Pjesëmarrëse e rregullt e shumë konferencave Kardiologjike dhe Mjekësore ndërkombëtare e kombëtare që zhvillohen çdo vit.
Aktualisht Dr. Sh. M. Diana Kristo mban pozicionin e Mjekut Kardiolog part-time pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.