Prof. Mihal Tase mban pozicionin e Supervizorit të Shërbimit Mjekësor pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Prof. Mihal Tase është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1980 në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, Tiranë.
1987– Ka kryer specializimin në Kardiologji, me profilizim në Hemodinamike.
1990 – Përfundoi Specializimin post universitar në “Hopital Broussais”, Paris- Francë, në Shërbimin e HTA të Prof. Pierre Corvol.
Prof. Tase është një nga ekspertët më të mirë në vend në fushën e kardiologjisë, hipertensionit, sëmundjeve metabolike dhe atyre interne,me një eksperiencë 40 vjeçare, trajnime në qendrat më të mira europiane dhe funksione në nivel të institucioneve akademike dhe shëndetësore të nivelit terciar në vend.
Prof. Mihal Tase është themeluesi dhe drejtuesi për shumë vite i “Shërbimit të Hipertensionit Arterial dhe Mjeksisë Interne”. Në vitin 2009, për punën shumë të mirë në diagnozën, mjekimin dhe kontributin në kërkimin shkencor, ky shërbim është njohur nga ESH (Shoqata Europiane e Hipertensionit) si Qendër e Ekselencës së kësaj shoqate, vlerësim i rrallë për shërbimet tona universitare.
1992-1993 – Emëruar “Resident Etranger des Hopitaux De Paris” nga “College des Medecins de Paris” në fushën e HTA e Echo-Cardiografisë, në “Hopital Broussais” në shërbimin e HTA dhe Prevencionit Kardiovaskular të Prof. Joel MENARD.
1995 – Mbrojtje doktorature me temë: Hipertrofia e Ventrikulit të Majtë në Pacientët me HTA. Korelacione të ECG me ECHO-CARDIOGRAFINË.
Në vitin 2000 i jepet titulli “Profesor i Asociuar” nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
2007 – Fiton titullin Profesor, vlerësuar nga Universiteti iTiranës dhe Ministria e Arsimit.
1980-1983 – Mjek i Përgjithshëm në Elbasan.
Prej vitit 1984 – Mjek pranë Shërbimit të Nefro-Hipertonisë pranë Spitalit Nr. 1 Tiranë.
Nga viti 1989 – Pedagog i jashtëm në Lëndën e Nefro-Hipertonisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
1994 – 1999 – Pedagog i brendshëm në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
1997-2000 – Shef i Shërbimit të Nefro-hipertonisë në QSU ”Nënë Tereza”, Tiranë.
2002 – 2005 – Drejtor i Përgjithshëm i QSU “Nënë Tereza”, Tiranë
2008 – 2012 – Shef i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës.
2014 – 2015 – Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë
2000-2023 – Shef i Shërbimit të Mjekësisë Interne e HTA, Qendër e Ekselencës e Shoqatës Europiane të Hipertensionit
Anëtar i Shoqatës Shqipëtare të Kardiologjisë.
President i Shoqatës Shqiptare të Hipertensionit.
President i Shoqatës Shqiptare të Mjekësisë Interne.
President i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë.
Anëtar dhe Fellow i ESC.
Autor dhe bashkëautor i shumë artikujve dhe referimeve të botuara në revista periodike shkencore apo aktivitete të ndryshme shkencore si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.
Numëron mbi 150 prezantime në konferenca dhe kongrese brenda e jashtë vendit.