Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Radiologjia Diagnostikuese

Ekografia

Ekografia konsiderohet si një nga metodat diagnostikuese më të besueshme në praktikën mjekësore. Avantazhet më të mëdha të ekografisë janë: e sigurt, e shpejtë, jo invazive dhe me kosto të ulët. Ekografia nuk ka rrezatim gjatë ekzaminimit, fakt që lejon të realizohet disa herë dhe te gratë shtatzënë apo fëmijët e vegjël. 

  • Ekografi abdominale
  • Ekografi transrektale
  • Ekografi e glandulës tiroide
  • Ekografi e qafës
  • Ekografi e gjirit
  • Ekografi scrotale
  • Ekografi e sistemit muskulo-skeletal
  • Ekografi doppler e sistemit arterial dhe venoz
Elastografia

ÇFARË ËSHTË ELASTOGRAFIA?

Është një teknikë diagnostikimi që lejon matjen joinvazive të fibrozës hepatike.

SI KRYHET?

Elastografia kryhet me anë të një sonde ekografike: falë ultratingujve (valë zanore me frekuencë të lartë) është e mundur të matet shkalla e fibrozës hepatike, d.m.th. sasia e indit fibrotik që mbetet pas hepatiteve të çdo origjine (virale, metabolike, autoimune, toksike, etj.).

CILAT JANË AVANTAZHET QË OFRON ELASTOGRAFIA?

Falë ekografisë, mjeku specialist ka mundësinë të vlerësojë në kohë reale zonat e mëlçisë më të përshtatshme për matje, duke shmangur struktura të mëlçisë si vazat e gjakut, fshikëza e tëmthit etj. të cilat mund të jenë përgjegjëse për rezultate të pasakta.

Përdorimi i ultratingujve e bën teknikën absolutisht joinvazive dhe si rrjedhojë mund të përsëritet edhe në një periudhë të shkurtër kohore.

Ky test kryhet duke përdorur një pajisje me ultratinguj, e cila është e pajisur me softuer specifik që mat konsistencën e indit hepatik dhe lejon llogaritjen e ngurtësisë (fibrozës) mesatare sasiore të indit hepatik.

A KA RREGULLA PËR PËRGATITJE?

Elastografia është një ekzaminim absolutisht pa dhimbje dhe kërkon të njëjtën përgatitje si çdo ekzaminim me ultratinguj i kryer në pjesën e abdomenit:

  • Esëll për 6 orë;
  • Konsum të limituar të fibrave gjatë dy ditëve para ekzaminimit.

Mund të kryhet në çdo moshë, madje edhe në moshë pediatrike, dhe nuk ka kundërindikacione për asnjë patologji apo terapi medikamentoze.

Nuk kërkon ndërprerjen e terapive në proces, të cilat mund të merren edhe ditën e ekzaminimit, me pak ujë.

SA KOHË ZGJAT ELASTOGRAFIA?

Ekzekutimi i plotë i ekzaminimit zgjat rreth 15 minuta.

A KA KUNDËRINDIKACIONE?

Nuk ka kundërindikacione.

SHËRBIMI I GASTROHEPATOLOGJISË NË SPITALIN KATOLIK

Shërbimi Gastrohepatologjisë në Spitalin Katolik ofron asistencë eksperte dhe të kualifikuar për diagnostikimin dhe monitorimin e patologjive të aparatit hepatobiliar (mëlçisë, tëmthit, pankreasit).

Tomosinteza dhe Mamografia

Është aparati i parë i tomosintezës në vendin tonë. Tomosinteza është një teknikë imazherike që mund të përdoret për të kontrolluar shenjat e hershme të kancerit të gjirit tek njerëzit pa simptoma. Kjo lloj imazherie mund të përdoret gjithashtu si një mjet diagnostikues për njerëzit që kanë simptoma të kancerit të gjirit.

Gjatë tomosintezës, merren imazhe të shumta të gjirit. Këto imazhe dërgohen në një kompjuter që përdor një algoritëm për t’i kombinuar ato në një imazh 3D të gjithë gjirit.

Radiografia

Është ekzaminim që shfrytëzon rrezatimin “x” i cili me perdorimin e pajisjeve digjitale dhe te avancuara ka ulur ndjeshem dozën e rrezatimit për pacientin. Ky ekzaminim aplikohet me rekomandimin e mjekut, për një arësye të caktuar.

Llojet e radiografive që mund të kryhen:

  • Radiografi e toraksit
  • Radiografi e abdomenit
  • Radiografi e gjymtyrëve
  • Radiografi dinamike të aparatit gastrointestinal
  • Radiografi dinamike të aparatit urinar
CT Skaner

Ky është një ekzaminim i cili vlerëson të gjithë enët e gjakut të trupit, si p.sh arteriet e trurit, aortën abdominale dhe torakale, si dhe degët tyre. Ekzaminimi realizohet si gjithë CT – të e tjera. Gjatë këtij ekzaminimi është e domosdoshme administrimi i kontrastit. Ky është një ekzaminim i sigurt, pa dhimbje dhe zgjat vetëm disa sekonda. Imazhet më pas përpunohen dhe interpretohen nga mjeku radiolog. 

Ekzaminimi skanerik (CT) është një ekzaminim që përdor rrezet “x”. Në rast shtatëzënie të njohur ose të mundshme, jeni të lutur të lajmëroni personelin përgjegjës. Rekomandohet të paraqiteni në spital rreth 30 minuta përpara orarit të prenotuar, kjo në mënyrë që të realizoni të gjithë procedurat administrative të kërkuara. Nëse keni prenotuar të kryeni skaner të abdomenit rekomandohet të paraqiteni në spital rreth 90 minuta përpara, në mënyrë që të merrni kontrastin oral.

Në momentin që do të paraqiteni për të kryer ekzaminimin përkatës duhet të keni me vete ekzaminimet e mëparshme (CT/MRI) (nëse keni të tilla), të cilat i duhen mjekut radiolog për të bërë krahasim me ekzaminimin aktual. Në pjesën më të madhe të ekzaminimeve do ju administrohet një kontrast i joduar I/V, I cili shërben për të përforcuar imazhin sidomos të vazave dhe organeve të brendshme. 

Nëse do te kryeni nje ekzaminim me kontrast të sillni me vete rezultatet e analizave të Azot/ Kreati-t, të dy muajve të fundit. Kjo vlen edhe nëse ju jeni diabetik, ose keni pasur më parë probleme renale. Nëse jeni duke marrë metforminë (për trajtimin e diabetit), ju lutemi të njoftoni personelin përgjegjës. 

Llojet e CT Skaner që mund të kryhen:

  • Skaner i kokës
  • Skaner temporal
  • Skaner maksilofacial
  • Skaner i qafës
  • Skaner i toraksit
  • Skaner i abdomenit 
  • Skaner i shtyllës kurrizore
  • Skaner osteoartikular
  • Skaner Angio CT
  • Skaner Uro TC
Ekzaminime MRI (Rezonancë Magnetike)

Studimi me Rezonancë magnetike bazohet në vetitë magnetike të protoneve, kur këto ndodhen në fushën e fortë magnetike. Përpara se të realizoni një MRI është shumë e rëndësishme të përjashtohet prezenca e pjesëve metalike që mund të ketë pacienti në trup ose pajisjeve mjekësore (si p.sh pacemaker), pasi kjo përbën rrezikshmëri për jetën e pacientit. Individët klaustrofobikë ose ata të cilët nuk bashkëpunojnë (pra nuk mund të rrinë pa lëvizur), mund t’a realizojnë ekzaminimin nën sedacion të lehtë. Sedacioni i lehtë realizohet nga mjeku anestezist pas një planifikimi të përshtatshëm të bërë prej mjekut.

Për disa lloje MRI, është e nevojshme administrimi i një kontrasti specifik. Administrimi i këtij kontrasti është në përgjithësi i sigurt dhe efektet anësore të tij janë shumë të rralla. Gjithsesi masa specifike nevojiten të merren në rastet e grave shtatëzëna dhe në laktacion, si dhe pacientëve me dëmtim të thelluar renal.

Për arsye të mungesës së rrezatimit jonizues, MRI është i përshtatshëm për pacientët në moshë të re. Reaksionet alergjike nga lëndët e kontrastit të përdorura në rezonance janë më të rralla krahasuar me ato të përdorura në skaner (CT), kjo e bën këtë ekzaminim të zgjedhur në raste specifike. 

Llojet e rezonancave që mund të kryhen:

  • Rezonancë e kokës
  • Rezonancë e gjendrës së hipofizës
  • Rezonancë e veshit
  • Rezonancë e orbitave
  • Rezonancë e sinuseve paranasale
  • Rezonancë e qafes (për indet e buta)
  • Rezonancë e kolonës cervikale; torakale dhe lumbo–sakrale 
  • Rezonancë abdomeni superior dhe hapësirë retroperitoneale
  • Abdomen inferior (pelvis)
  • MRCP – Rezonancë magnetike e rrugëve biliare
  • Rezonancë e kockave dhe indeve të buta
  • Rezonancë e artikulacioneve (temporomandibular, scapula-humeral, brryli, kyçi i dorës, dora, baçini, gjuri, këmba dhe kyçi i këmbës).

Radiolog

Dr. Endri Gjonbrataj

Radiolog, Koordinator i Radiologjisë

Dr. Sh. M. Adrian Hoti

Radiolog

Prof. Asc. Ilirian Laçi

Mjeke Radiologe

Dr.Sh.M. Albana Shahini

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
TETORI ROZE – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Lexo më shumë
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.