Dr.Sh.M. Albana Shahini është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësise, Tiranë në vitin 1998 me notë mesatare 9.5.
Në vitin 2004 përfundon Specializimin 4 vjeçar në degën “Diagnoza me Imazhe” me notën 10/10.
Në vitin 2005 përfundon shkollën pas Universitare dhe merr titullin Master me temën mbi “Bronkoektazinë në HRCT”, vlerësuar me 100/100 pikë.
Në 2020 i jepet titulli “Doktor i Shkencave Mjekësore” nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës me temën “Mbi diagnozën e hershme të kancerit të gjirit në popullatën Shqiptare”. Një studim i plotë 10 vjeçar me një numër të konsiderueshëm pacientësh.
Dr.Sh.M. Albana Shahini ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e Radiologjise, në diagnozën e sëmundjeve të gjirit, nëpërmjet ekzaminimeve të shumëllojshme dhe komplekse ekografi, mamografi, rezonancë magnetike, elastografi edhe biopsi të gjirit) me qëllim diagnozën e saktë dhe të hershme të kësaj sëmundje. Gjatë 10 vjeçarit të fundit ka kryer disa trajnime mbi Tomosintezën dhe ABUS-in, si edhe mamografinë me kontrast IV dhe rezonancën magnetike.
Ka qenë e para që ka kryer në 2007 ekzaminimin e arterieve koronare me Skaner, e cila është një ndihmë e pazëvendësueshme në diagnozën dhe trajtimin efikas të sëmundjeve iskemike të zemrës.
Gjithashtu, Dr.Sh.M. Albana Shahini është inovatore në futjen e ekzaminimeve ekografike specifike të heparit për thellimin diagnostik dhe vlerësimin funksional në ndihmë të mjekëve hepatolog, siç janë Elastografi e Heparit në vlerësimin e hepatiteve kronike dhe UDFF mbi matjen sasiore të indit dhjamor në hepar, në steatozat alkoolike edhe joalkoolike.
2003 – Trajnim për CT multislice, MRI pranë “Princess Royal Hospital”, Londër.
2005 – Trajnim për CT multislice Gjermani.
2006 – Trajnim për Echo doppler pranë Spitalit La Sapienza, Romë si pjesë e programit TEMPUS.
2006 – Observership në Neuroradiologji pranë spitalit AKH, Vienë.
2006 – Trajnim për Elastografinë në Athinë edhe Rhodos
2007 – Trajnim në Selanik per CTA- skanerin e koronareve.
2014 e në vazhdim, Dr.Sh.M. Albana Shahini i është dedikuar edhe fushës akademike dhe është Pedagoge e brendshme pranë FSHMT dhe lektore e lëndeve bazë të Imazherisë.
2018-2019 – Trajnime të herëpashershme për Tomosintezën dhe ABUS -Vienë.
2023 -Trajnim për MRI e gjirit, Francë.
Dr.Sh.M. Albana Shahini është Zv. Presidente e Shoqatës Shqiptare të Gjirit, ALSOBY
Anëtare e Bordit Drejtues së Shoqatës Shqiptare të Radiologjisë.
Anëtare e Bordit Drejtues së Shoqatës Shqiptare AMEA.
Dr.Sh.M. Albana Shahini është anëtare e EUSOBY dhe ECR, pjesëmarrëse aktive në aktivitetet vjetore të EUSOBY-t edhe ECR-së .
Prej viti 2010 – Aktiviste mediatike në favor të sensibilizimit të grave dhe vajzave, por edhe të përmirësimit të sistemit shëndetësor në ndihmë të tyre, duke u bërë një zë mediatik i rëndësishëm në mbrojtje të shëndetit të gruas.
2022 – Lektore në Universitetin e Mjekësise dhe Farmacisë në Craiova Rumani, si pjesë e programit ERASMUS.
Autore edhe referuese në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr.Sh.M. Albana Shahini aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke Imazheriste pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.