Dr. Endri Gjonbrataj është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në periudhën 2004-2010.

Ka kryer specializimin në Diagnozë me Imazhe pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në periudhën 2015-2019.

Ka mbrojtur Diplomën Evropiane në Radiologji (EDiR), akorduar nga Bordi Evropian i Radiologjisë (EBR), në Ljubljanë, 2022.

Eksperiencë 3-mujore në “Clinical Research Fellowship” në Dongsan Hospital, Kore e Jugut, në periudhën maj-gusht, 2014.

Prej vitit 2020, Dr. Gjonbrataj është lektor i Mjekësisë Nukleare Diagnostike pranë një universiteti jopublik.

Eshtë anëtar i Shoqatës Shqiptare dhe Shoqatës Evropiane të Radiologjisë.

Autor i publikimeve në revista ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Eksperience pune si mjek radiolog në struktura spitalore publike dhe jopublike që prej vitit 2019.

Dr. Endri Gjonbrataj aktualisht ushtron profesionin e tij si Mjek Radiolog prane Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.