Dr. Sh. M. Adrian Hoti – Radiolog, Koordinator i Radiologjisë
Dr. Sh. M. Adrian Hoti është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë,Tiranë në periudhën 1988-1994.
Ka kryer specializimin në Diagnozë me Imazhe pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë,Tiranë për periudhën 1997-2001.
Dr. Sh. M. Adrian Hoti mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Dr.Sh .M. Adrian Hoti është pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Për periudhën 2001-2022 ka ushtruar profesionin e tij si mjek radiolog në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe Dr. Sh .M. Hoti ka ndjekur një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Sh. M. Adrian Hoti mban pozicionin e Koordinatorit të Radiologjisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.