Kirurgji Plastike e Estetike
Shërbimi i Kirurgjisë Estetike dhe Rindërtuese ofron ndërhyrje të specializuara që synojnë përmirësimin e funksionit, korrigjimin e deformimeve kongjenitale ose të fituara, si dhe rikthimin e formës anatomike pas traumave, sëmundjeve apo trajtimeve të ndryshme mjekësore. Çdo pacient vlerësohet në mënyrë individuale, me fokus sigurinë, shëndetin dhe arritjen e rezultateve sa më natyrale dhe funksionale, me teknika ndërhyrjeje që i përgjigjen protokolleve mjekësore europiane.
Ofrojmë shërbim në këto fusha:
-
Blefaroplastikë;
-
Septoplastikë;
-
Otoplastikë;
-
Rhinoplastikë;
-
Face-Lifting;
-
Rimodelim i gjirit;
-
Proteza e gjirit;
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



