Dr. Gianluca Nicolai
Dr. Nicolai është një vlerë e shtuar profesionale në Repartin e Kirurgjisë Kokë-Qafë. Është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit të Studimeve të Romës La Sapienza. Dr. Nicolai ka eksperienca shumë të vyera në fushën e Keqformimimeve Cranio-Maxillo-Faciale, pranë po të njëjtit universitet nën drejtimin e Prof. Iannetti.
Diplomuar pranë Bordit Evropian të Kirurgjisë Cranio-Maxillo-Faciale me titull: “Fellow of the Eurpean Board of Cranio-Maxillo-Facial Surgery”.
Master Universitar në Kirurgjinë Plastike dhe Estetike të Distrektit Facial.
Eksperiencat profesionale:
- Drejtues Mjekësor pranë Insitutit Kombëtar për Studimin dhe Kurimin e Tumoreve në Milano. Gjithashtu ai ka kontribuar pranë të njëjtit institucion në cilësinë e Kërkuesit të Asociuar në kuadër të Projektit “Neoplazitë e bazës kraniale”, pranë Njësisë Operative të Kirurgjisë Kokë-Qafë.
- Mjek Specialist në degën e Kirurgjisë Maxillo-Faciale në cilësinë e një profesionisti të lirë me regjim të pavarur brenda dhe jashtë shtetit.
- Titullar i Përhershëm i Kirurgjisë Maxillo-Faciale pranë Poliklinikës Tor Vergata në Romë.
Anëtar i Komitetit Shkencor Lokal dhe Organizator i Sesioneve të Kirurgjisë Maxillo-Faciale. Përgjegjës i Kirurgjisë Maxillo-Faciale në Komitetin Polispecialistik.
Aktiviteti Didaktik:
Dr. Nicolai aktualisht është Docent në mësimdhënien e Kirurgjisë Maxillo-Faciale (Moduli i Kirurgjisë Onkologjikë dhe Teknika të Kirurgjisë) pranë Universitetit të Studimeve të Romës, Tor Vergata. Profesor me kontratë në Tiranë-Shqipëri pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Dr. Gianluca Nicolai numeron mbi 90 punime shkencore.