Kirurgji e pergjithshme
Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme realizon vizita mjekësore dhe diagnostikuese në fushat e kirurgjisë së përgjithshme dhe në fushtat e tjera kirurgjikale, duke bashkëpunuar dhe me departamentet e tjera, si: Diagnostikim imazherik dhe Laboratori klinik, biokimik, mikrobiologjik dhe anatomopatologjik.
- Kirurgjia e patologjive të Ezofagut:
Tumoret e ezofagut janë një pjesë tjetër e patologjive malinje, që shkaktojnë shqetësime të tilla, si: rënia në peshë, vështirësia për t’u gëlltitur, anoreksia. Diagnostikimi i këtyre sëmundjeve bëhet kryesisht me anë të fibrogastroskopisë dhe trajtimi është gjithmonë kirurgjikal.
- Kirurgjia e Tiroides dhe para Tiroides;
Tiroidektomia totale është ndërhyrja kirurgjikale që synon heqjen e plotë të gjendrës tiroide. Indikacionet për ndërhyrjen:
- Kanceri i tiroides;
- Sëmundja Basedow;
- Struma multinodular;
- Struma Hiperfunksionim multinodular;
- Sëmundja Basedow;
- Struma multinodular;
- Struma Hiperfunksionim multinodular.
- Kirurgjia e rrugëve biliare, Heparit dhe Splenit;
Kirurgjia e rrugëve biliare në rast bllokimi të tyre nga gurët mund të realizohet heqja dhe pa ndërhyrje kirurgjikale ERCP, në rastet e tumoreve të heparit kirurgjia është e vetmja alternativë trajtimi, Shpretka në rastet e sëmundjeve te gjakut (Splenomegalia) mund të rakomandohet heqja kirurgjikale.
- Kirurgjia e patologjive të Stomakut;
Kryesisht kanceri i stomakut është një sëmundje e rëndë, që jo gjithmonë zbulohet në fazat e hershme. Sëmundja shoqërohet me shqetësime, si; rënie në peshë, lodhje, neveri, të vjella. Diagnostikimi kryhet nëpërmjet fibrogastroskopisë dhe i vetmi trajmit është heqja kirurgjikale.
- Kirugjia e Paretit Abdominal;
Me hernie abdominale nënkuptojmë daljen e një pjese të zorrës (zorrës së hollë në shumicën e rasteve) ose indit dhjamor përmes një pike kalimi në nivelin e murit të barkut. E vetmja kurë për hernien e barkut është operacioni.
- Hernie Supra Umbelikale;
- Del përmes një pike dobësie që ndodhet në pjesën e sipërme të muskujve të rektusit të barkut.
- Hernie Infra Umbelikale;
- Del përmes një pike dobësie që ndodhet në pjesën e poshtëme të muskujve të rektusit të barkut.
- Hernie Umbelikale;
- Tipike për pacientët obezë ose pacientë me ascit.
- Hernie Inguinale sin+dex;
- Është më i shpeshtë tek meshkujt, del në kanalin inguinal dhe mund të zbresë deri në nivelin e skrotumit. Riparimi është vetëm kirurgjikal me vendosjen e një rrjete.
- Hernie Krurale;
- Shfaqet poshtë ligamentit inguinal dhe është më e shpeshtë tek femrat.
- Hernia Spigel;
- Është një hernie e rrallë që krijohet në enët e poshtme epigastrike.
- Laparocela; Përfaqëson një komplikacion post-operativ të karakterizuar nga dalja e organeve të brendshme nëpërmjet një çarje në murin e një plage laparotomike. Ndodh në rreth 2% të laparotomive dhe më së shpeshti prek plagët gjatësore.
- Kalkuloza e Kolecistes Open/Laparoskopike;
Kolika biliare është ndërlikimi më i shpeshtë i litiazës (prania e gurëve në fshikëzën e tëmthit dhe/ose traktin biliar). Në shumicën e rasteve (rreth 80%), gurët e tëmthit janë asimptomatikë dhe zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve rutinë. Sot rreth 15% e popullsisë ka gurë në tëmth. Trajtimi është gjitmonë kirurgjikal dhe konsiston në heqjen e fshikës së tëmthit që mund të realizohet me dy mënyra: ajo tradicionalja (kirurgjia e hapur) dhe nëpërmjet teknikave bashkëkohore të laparaskopisë.
- Kirurgjia e patologjive të zorrës së hollë;
Tumoret e zorrës së hollë janë patologji të rralla, por dhe këto si të gjithë tumoret rrallë herë diagnostikohen në kohë dhe trajtohen kirurgjikalisht.
- Kirurgjia e zorrës së trashë Open/Laparaskopike;
Kanceri i kolonit është një nga patologjitë malinje që prek zorrën e trashë. Sëmundja shfaqet me rënie në peshë, me çrregullime të jashtëqitjes, gjakosje gjatë defekimit, parehati abdominale. Diagnostikimi kryhet me anë të kolonoskopisë dhe trajtohet në mënyrë kirurgjikale, si edhe nëpërmjet kirurgjisë moderne të Laparaskopisë.
- Kirurgjia Proktologjike;
Proktologjia merret në mënyrë shumë selektive me sëmundjet e zorrës së trashë dhe të anusit, përfaqëson një superspecialitet që me origjinë nga kirurgjia, realizon si fazën diagnostike, ashtu edhe atë terapeutike.
- Hemorroidet;
Hemorroidet janë një problem më i shpeshtë nga sa mund të mendoni. Në fakt, 10% e popullsisë së rritur të botës është e prekur. Mund të shkaktojnë dhimbje gjatë aktit të defekimit, gjakderdhje nga anusi, kostipacion, diskomfort abdominal. Në format fillestare, mund të arrihen rezultate të kënaqshme duke bërë ndryshime të thjeshta dietike dhe higjienike, në stilin e jetesës, në përgjithësi, si dhe duke përdorur pomadat antihemorroidale, ndërsa për stadet e avancuar, zgjedhja është kirurgjia.
- Fistula Coxigeale;
Një fistula sakrokoksigeale (ose kist pilonidal) është një qese në lëkurë që shpesh përmban qime dhe mbetje të lëkurës. Më së shpeshti formohet në të pasmet, shpesh në pjesën e sipërme afër bishtit ku ndahen vithet. Në rast infeksioni, cistat mbushen me qelb. Kistet pilonidale më së shpeshti lidhen me meshkujt, obezitetin dhe njerëzit që kalojnë shumë kohë ulur. Simptomat e një kisti pilonidal përfshijnë:
- Skuqje ose enjtje e lëkurës,
- Dhimbje në bazën e shtyllës kurrizore,
- Qelb ose gjak nga zona e prekur,
- Temperatura mund të shfaqet, nëse keni një infeksion të rëndë, ndërsa trajtimi është gjithmonë kirurgjikal.
- Fistula Anale;
Fistula anale përfaqëson një proces inflamator kronik. Paraqitet më shpesh në formën e një kanali që lidh gjendrat e vendosura në brendësi të kanalit anal dhe lëkurën përreth. Trajtimi i fistulës anale është vetëm kirurgjikal. Shkaku kryesor i fistulës anale është abcesi anal (zonë me qelb). Ankesat që paraqiten:
- Sekrecione qelbi në zonën përreth anusit,
- Kruajtje dhe irritim të lëkurës përreth,
- Herë pas here dhimbje pulsuese,
- Jashtëqitje me gjak,
- Parehati gjatë qendrimit ulur.
- Absesi Anal;
Absesi anal është forma akute e infeksionit të kanalit anal. Trajtimi kirurgjikal i absesit konsiston në nxjerjen jashtë të qelbit. Gati 60% e abseseve anale pasohen nga fistula anale.
- Apendektomia Open/Laparoskopike;
Apendektomia është operacioni me anë të të cilit kryhet heqja e apendiksit të infektuar. Realizohet me dy teknika; si teknikën e hapur dhe atë më moderne laparaskopike. Apendisiti është inflamacioni i apendiksit (zorra qorre), e cila shfaqet me dhimbje në fund të barkut djathtas, neveri, të vjella, temperaturë dhe anoreksi.
- Hemoperitoneum;
Është mbushja e kavitetit të barkut me gjak, është një urgjencë kirurgjikale, e cila trajtohet vetëm në mënyrë kirurgjikale. Shkaqet:
- Plasja e cistit të vezoreve,
- Gravidancë extra uterine (jashtë mitre),
- Traumat e ndryshme abdominale; si ato automobilistike ose dhe mjete shpuese dhe armë zjarri që dëmtojnë mëlçinë dhe shpretkën kryesisht.
- Perforacion Gastrik;
Është plasja e stomakut si pasojë e gërryerjes nga ulçera. Shfaqet me dhimbje shumë të forta të barkut, zbehje, neveri, të vjella dhe temperaturë të lartë.
- Ileus Aderencial;
Ngatërrimi ose bllokimi i zorrëve, mund të vijë si pasojë e ngjitjeve të zorrëve nga operacione të mëparshme (ileus aderencial), bllokimi mekanik nga trupa të huaj dhe tumore të ndryshme, që bllokojnë lumenin e zorrës. Trajtimi është gjithmonë kirurgjikal.
- Biopsi Diagnostike Laparaskopike;
Marrja e materialit nga organet e brendshme, kur diagnoza është e dyshimtë.
Stafi mjekesor
Prof. Dr. Arvin Dibra
Kirurg dhe Zv. Drejtor MjekësorDetajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]