Prof. Arvin Dibra – Zv/Drejtor Shëndetësor dhe Mjek Kirurg i Përgjithshëm

Prof. Arvin Dibra është diplomuar në degën Mjekësi e Kirurgji pranë Universitetit të Studimeve Roma “La Sapienza”, Itali në vitin 1998 vlerësuar me 108/110.

Ka kryer specializimin në Kirurgji të aparatit tretës dhe endoskopi digjestive kirurgjikale pranë Universitetit të Studimeve Roma “La Sapienza”, Itali në vitin 2003 vlerësuar me 70/70 dhe Lode.

Në vitin 2006 ka kryer kurs kualifikimi për “Sisteme të programimit dhe të kontrollit të menaxhimit në institucionet shëndetësore dhe spitalore”, Universiteti i Firences në bashkëpunim me Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë dhe Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare

Në periudhën 2006-2009 Doktoraturë në “Robotika dhe inovacionet informatike të aplikuara në shkencat kirurgjikale” pranë Universitetit Tor Vergata, Romë, Itali.

Në vitin 2010 diplomuar Doktor i Shkencave Kirurgjike pranë Universitetit Tor Vergata, Romë, Itali.

Në vitin 2012 i jepet titulli “Profesor i Asociuar i Kirurgjisë” nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2016 i jepet titulli “Profesor” nga Këshilli i Vlerësimit të Titujve Akademik nga Ministria e Arsimit.

Në vitin 2017 kryen stazh kualifikimi në Kirurgji Laparoskopike të avancuar në Universitetin e Studimeve të Palermos, Itali.

1999-2002 “Kryqi Jeshili Roman i Ri”, me kualifikimin Mjek Kirurg në njësitë e lëvizshme të reanimacionit, anëtar i Këshillit Sanitar të Ndërrmarrjes.

2002-2003 Mjek kirurg pranë Spitalit “Villa Maria Immacolata”, Romë, Itali.

Prej vitit 2003 ushtron profesionin si Mjek Kirurg i Përgjithshëm pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Prej vitit 2005 Pedagog pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Prej vitit 2006 Mjek i besuar i Ambasadës Italiane në Tiranë.

2006-2010 Konsulent pranë Njësisë për Studime dhe Asistencë Teknike pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Prej vitit 2007 Pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Prej vitit 2012 Pedagog në Shkollën e Doktoraturës pranë Universitetit Tor Vergata, Romë, Itali.

Prej vitit 2016 Koordinator me funksionet e Zv/Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Mbi 32 artikuj të botuar në revista shkencore mjekësore.

Mbi 80 prezantime në Kongrese dhe Konferenca Shkencore të botuara në Librat e Abstrakteve.