Melanoma është një lloj kanceri i lëkurës. Melanocitet janë qeliza që bëjnë pigmentin që i jep ngjyrën lëkurës. Pigmenti quhet melaninë.
Melanoma zakonisht fillon në lëkurën që shpesh është e ekspozuar ndaj diellit. Kjo përfshin lëkurën e krahëve, shpinës, fytyrës dhe këmbëve. Melanoma gjithashtu mund të prekë edhe syrin, apo mukozat e organeve të brendshme.
Shkaku i saktë i të gjitha melanomave nuk është i qartë. Shumica e melanomave shkaktohen nga ekspozimi ndaj dritës ultraviolet. Kufizimi i ekspozimit ndaj dritës UV mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të melanomës. Në faktorët shkaktarë të melanomës është edhe mutacioni (çrregullimi gjenetik).
Rreziku i melanomës duket se po rritet tek njerëzit nën 40 vjeç, veçanërisht tek gratë. Njohja e simptomave të kancerit të lëkurës mund të ndihmojë që ndryshimet kancerogjene të zbulohen dhe trajtohen përpara se kanceri të përhapet. Melanoma mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet herët.
Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë bëhet kontrolli i nishaneve nëpërmjet aparaturave moderne dhe teknikave inovative siç është Dermatoskopia, e cila siguron vëzhgimin e nishaneve në mënyrë të saktë.
Dermatoskopi është precizioni në praktikë, i cili jep një pamje shumë të qartë të shëndetit të lëkurës, e cila ndihmon në diagnostikimin e hershëm të melanomës.