Në datat 10-12 Maj 2024 u mbajt Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore, e cila ka për qëllim prurjen e të rejave më të fundit nga kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe promovimin e tyre në vend.
Në KKSHM marrin pjesë profesorë dhe doktorë të nderuar, profesionistë të fushave mjekësore dhe studentë nga i gjithë vendi.
Në këtë Konferencë, nga Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, ishin prezentë me temat e tyre:
Dr.Sh.M. Albana Shahini, Mjeke Radiologe me temën: “Ndjeshmëria diagnostike e MRI së gjirit në pacientet me densitet të lartë të strukturës glandulare tip C dhe D në korrelacion me mamografinë digitale”.
Dr. Eva Duraku, mjeke kardiologe me temën: “Zbulimi i Hiperparatiroidizmit tek një rast me fraktura multiple të gjymtyrëve dhe nefrokalcinozë”.
Dr. Françeska Vinjolli, Mjeke Stomatologe pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, me temën “Anomalitë Dentare dhe menaxhimi i tyre ortodontik”.
Prof.Asc. Ilirjan Laçi, Mjek Radiolog Interventist dhe Nuklear, i cili referoi mbi temën “Microwave Ablation i nodusit të tiroides”.