Mastektomia kryhet për të hequr të gjitha indet kancerogjene nga gjiri.
Trajtimi i kancerit të gjirit mund të kërkojë heqjen e një pjese ose të të gjithë gjirit.
Kjo procedurë mund të realizohet gjithashtu për të parandaluar kancerin e gjirit tek ata me rrezik shumë të lartë për ta zhvilluar atë.
Mastektomia mund të jetë një opsion trajtimi për shumë lloje të kancerit të gjirit, si p.sh:
- Karcinoma in situ, e quajtur edhe kanceri joinvaziv i gjirit.
- Fazat 1 dhe 2 të kancerit të gjirit, i quajtur edhe kanceri i gjirit në fazat e hershme.
- Sëmundja Paget e gjirit.
- Kanceri i gjirit që kthehet pas trajtimit.
Për disa lloje të kancerit të gjirit, mastektomia ndodh pas kimioterapisë, si p.sh.
- Kanceri i gjirit në fazën 3, i quajtur edhe kanceri i gjirit i avancuar
- Kanceri inflamator i gjirit.
Pas kryerjes së masektomisë pacienti mund të qëndrojë në spital për 1 deri në 3 ditë. Kjo do të varet nga shtrirja e operacionit dhe nëse realizohet gjithashtu rindërtimi i gjirit.
Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është i mundur rindërtimi i gjirit për pacientet pas ndërhyrjes së mastektomisë.
Infrastruktura në sallat operatore pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është një nga më modernet në këtë sektor.
Stafi i përbërë nga mjekë ekspertë italianë dhe shqiptarë, angazhohet me përkushtim dhe kujdes maksimal për të ndjekur të gjithë ciklin e shërbimit, që nga ndërhyrja dhe deri te rindërtimi i plotë i gjirit.