Ortodoncia
Ortodoncia është dega e stomatologjisë që merret me diagnostikimin, parandalimin dhe korrigjimin e pozicionit të dhëmbëve dhe nofullave, duke përmirësuar jo vetëm estetikën e buzëqeshjes, por edhe funksionin e kafshimit, të folurit dhe shëndetin oral afatgjatë.
Në klinikën tonë ofrojmë trajtime ortodontike moderne për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.
Ortodoncia interceptive është trajtimi ortodontik i hershëm, i cili realizohet në moshë të vogël (zakonisht 6–9 vjeç) kur fëmija është ende në fazë rritjeje.
Kjo terapi ka për qëllim të:
- korrigjojë keqkafshimet në fazat e hershme
- udhëheqë rritjen e nofullave në mënyrë harmonike
- parandalojë përkeqësimin e problemeve skeletike
- thjeshtojë ose reduktojë trajtimin e mëvonshëm në denticionin e përhershëm
Trajtimi interceptiv është veçanërisht i rëndësishëm në raste si:
- kafshimi i kryqëzuar
- nofull e sipërme e ngushtë
- kafshim i thellë ose i hapur
- mungesë hapësire për daljen e dhëmbëve
Ortodoncia nuk është vetëm për fëmijë. Sot, shumë pacientë të rritur zgjedhin aparatet fikse për të korrigjuar:
- dhëmbë të shtrembër ose të mbivendosur
- hapësira ndërmjet dhëmbëve
- kafshim jo të rregullt
- probleme funksionale dhe estetike
Aparatet fikse janë një zgjidhje shumë efektive dhe e saktë, edhe në rastet më komplekse.
Aligners janë aparate transparente dhe të padukshme, të cilat lëvizin dhëmbët gradualisht në mënyrë të kontrolluar.
Kjo metodë është ideale për pacientët që kërkojnë:
- estetikë maksimale gjatë trajtimit
- komoditet dhe higjienë më të lehtë
- një trajtim diskret në jetën e përditshme
Aligners përdoren si në trajtime të thjeshta, ashtu edhe në shumë raste të moderuara.
Ortodoncia paraprotezike është trajtimi ortodontik që kryhet përpara vendosjes së:
- kurorave
- urave
- fasetave
- implanteve
- protezave fikse
Qëllimi është të krijohen pozicionet dhe hapësirat e sakta për një rehabilitim protetik më të mirë, më estetik dhe më afatgjatë.
Në rastet ku problemi nuk është vetëm te dhëmbët, por edhe te pozicioni i nofullave, mund të jetë i nevojshëm trajtimi ortognatik.
Ortodoncia ortognatike kombinon:
- trajtimin ortodontik
dhe (kur është e nevojshme) - kirurgjinë ortognatike
Kjo zgjidhje rekomandohet në raste si:
- nofulla e poshtme shumë përpara ose shumë mbrapa
- asimetri e fytyrës
- kafshim i rëndë skeletik
- probleme funksionale të përtypjes dhe frymëmarrjes
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]



