Dr. Sh. M. Françeska Vinjolli është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me vlerësime maksimale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në vitin 2011.

Ka kryer Master Universitar të Nivelit të II në Ortodonci me vlerësime maksimale pranë Universitetit të Romës Tor Vegata në vitin 2013.

Ka kryer Specializimin afatgjatë në Ortodonci me vlerësim maksimal pranë Univeristetit të Romës Tor Vegata në vitin 2020.

Prej vitit 2023, Dr. Vinjolli mban gradën Doktor i Shkencave Mjekësore.

Prej vitit 2012 është mjeke stomatologe pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë dhe nga viti 2014 Drejtuese Teknike e kësaj klinike.

Prej vitit 2015 është pedagoge e brendshme e lëndës së Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Prej vitit 2016 është lektore pranë kursit pas universitar në Ortodonci organizuar nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë.
Në vitin 2019 ka kryer një trainim mbi teknikën e terapisë fikse në Kaliforni pranë Qendrës së trajnimeve të Richard MLauglin.

Në vitin 2019 ka përbyllur një trajnim 2 vjeçar mbi teknikën e drejtimit të dhëmbëve me Aligners.

Anëtare e Shoqatës Ortodontike Shqiptare dhe anëtare ndërkombëtare e Shoqatës Ortodontike Italiane.

Autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brënda dhe jashtë vendit.

Dr. Sh. M. FrançeskaVinjolli aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke Stomatologe Specialiste në Ortodonci dhe mban rolin e Drejtueses Teknike pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.