Dr. Vesna Osmanagiq është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me vleresime maksimale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2012.
Ka kryer Master universitar të nivelit të II në Ortodonci me vleresime maksimale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2013.
Ka kryer Specializimin afatgjatë në Ortodonci me vlerësim maksimal pranë Universitetit të Romës Tor Vegata, në vitin 2020.
Aktualisht po ndjek studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Romës, Tor Vergata.
Prej vitit 2012 është mjeke stomatologe pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë.
Është pedagoge e lëndës së Konservativës dhe Endodoncisë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Prej vitit 2016 është lektore pranë kursit pasuniversitar në Ortodonci organizuar nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë.
Në vitin 2019 ka përbyllur një trajnim 2 vjeçar mbi teknikën e drejtimit të dhëmbëve me Aligners.
Është anëtare e Shoqatës Ortodontike Shqiptare dhe anëtare ndërkombëtare e Shoqatës Ortodontike Italiane.
Autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Vesna Osmanagiq aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke stomatologe specialiste në Ortodonci pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.