Dr. Sh. M. Yllka Abazi është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me vlerësime maksimale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2011.
Ka kryer Master Universitar të Nivelit të II në Ortodonci me vleresime maksimale pranë Universitetit të Romës Tor Vegata, në vitin 2013.
Ka kryer Specializimin afatgjatë në Ortodonci me vlerësim maksimal pranë Universitetit të Romës Tor Vegata, në vitin 2016.
Prej vitit 2022, Dr. Sh. M. Yllka Abazi mban gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Studimet e saj doktorale janë fokusuar në trajtimin e çrregullimeve të frymarrjes gjatë gjumit.
Prej vitit 2012 është mjeke stomatologe, specialiste në Ortodonci pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë.
Prej vitit 2015 është pedagoge e brendshme e lëndës së Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Prej vitit 2022 është mjeke stomatologe specialiste në Ortodonci pranë Goga Dent, Ferizaj, Kosovë.
Në vitin 2016 ka qenë tutore klinike e kursit klinik në Ortodoncinë fikse, me Dr. Arturo Fortini pranë Dental Leader Corsi.
Prej vitit 2016 është organizatore dhe lektore pranë kurseve pasuniversitare në Ortodonci të organizuara nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë.
Prej vitit 2022 është organizatore dhe lektore pranë kursit pasuniversitar në Ortodonci organizuar nga Goga Dent në Ferizaj, Kosovë.
Në vitin 2014 ka kryer trajnimin 1 vjeçar teoriko-praktik, “Teknika Straight-Wire” me Dr. Davide A. Mirabella, Milano, Itali.
Në vitin 2019 ka kryer trainimin teoriko-praktik “Teknika Straight-Wire, MBT” në Kaliforni, pranë Qendrës së trajnimeve të Richard MLauglin.
Dr. Sh. M. Yllka Abazi është certifikuar për trajtimin e sindromës së apneas së gjumit.
Është anëtare e Shoqatës Ortodontike Shqiptare dhe anëtare internacionale e Shoqatës Ortodontike Italiane.
Autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Dr.Sh. M. Yllka Abazi aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke stomatologe specialiste në Ortodonci pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë , pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.