Gastrohepatologji & Endoskopi
Shërbimi i Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive mundëson diagnostikim dhe trajtim bashkëkohor të sëmundjeve të aparatit tretës, përmes vizitave specialistike dhe procedurave endoskopike minimale invazive.
Ky shërbim ofron:
Konsulta dhe diagnostikim
- Vizitë gastrohepatologjike
- Gastroskopi me biopsi dhe anestezi
- Kolonoskopi me biopsi dhe anestezi
- Sigmoidoskopi
- Ekoendoskopi (EUS)
- ERCP ((Endoscopic Retrograde Cholangio-Pancreatography) , një procedurë mjekësore që përdor endoskopi + rreze X për të parë dhe trajtuar rrugët e tëmthit dhe pankreasit.
Procedura endoskopike terapeutike
- Polipektomi / rezeksion endoskopik i polipeve
- Heqje e trupave të huaj nga trakti gastrointestinal
- Trajtim i hemorragjive të sipërme dhe të poshtme gastrointestinale
- Ligaturë e variçeve të ezofagut
- Dilatim (ballonim) i strukturave/ngushtimeve të traktit gastrointestinal
- Vendosje stentesh në ezofag dhe kolon për trajtimin e stenozave me natyrë tumorale
- Vendosje e gastrostomisë endoskopike perkutane (PEG)
- Trajtim i strikturave të traktit gastrointestinal me ballonim;
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



