Dr. Ines Mama – Mjeke Gastrohepatologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Dr. Ines Mama është diplomuar në degën e Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe më pas ka kryer specializimin pranë në Gastrohepatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Dr. Ines Mama fillimisht ka ushtruar profesionin e saj në struktura shëndetësore publike, ndërsa prej tre vitesh, ka punuar në struktura shëndetësore private të profilizuara në fushën e Gastrohepatologjisë.
Dr. Ines Mama është pjesëmarrëse e rregullt në konferenca kombëtare e ndërkombëtare si dhe bashkautore në disa punime shkencore, duke ndjekur e promovuar kështu fjalën e fundit të shkencës në fushën e gastrohepatologjisë. Dr. Ines Mama, aktualisht ushtron profesionin si mjeke Gastrohepatologe dhe kryerjen e proçedurës së Endoskopisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.