Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Endodontia dhe konservativa

Endodontia dhe konservativa janë dy fusha të stomatologjisë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, sepse të dyja kanë si qëllim kryesor ruajtjen e dhëmbit natyral, trajtimin e dëmtimeve dhe rikthimin e funksionit dhe estetikës.

Konservativa është dega e stomatologjisë që merret me riparimin dhe zëvendësimin e strukturës së dëmtuar të dhëmbit, si pasojë e:

  • kariesit (prishjes së dhëmbëve)
  • traumave dentare
  • konsumimit të smaltit (erozione/abrazione)
  • defekteve estetike (ngjyrosje, forma jo e rregullt, hapësira ndërmjet dhëmbëve)

Qëllimi i trajtimit konservativ është:

  • të eliminojë kariesin duke ruajtur sa më shumë strukturë të shëndetshme
  • të rikthejë funksionin e përtypjes
  • të rikthejë formën dhe estetikën natyrale të dhëmbit
  • të sigurojë një restaurim të qëndrueshëm dhe afatgjatë

Sot, falë materialeve moderne estetike (kompozite dhe qeramika), restaurimet mund të jenë shumë natyrale dhe pothuajse të padukshme.

Çfarë është kariesi?

Kariesi dentar është një proces degjenerativ i indeve të forta të dhëmbit (smaltit dhe dentinës), i shkaktuar nga bakteret e pllakës dentare.

Bakteret ushqehen me mbetjet ushqimore, sidomos me sheqernat, dhe prodhojnë acide që:

  • fillimisht dobësojnë smaltin (karies sipërfaqësor, shpesh pa dhimbje)
  • më pas depërtojnë në dentinë, ku procesi përparon më shpejt
  • në fazat e avancuara arrijnë pulpën dentare (nervin), duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje (pulpit)
Faktorët kryesorë që favorizojnë kariesin

Kariesi ndikohet nga disa faktorë, si:

  • prania e baktereve në pllakën dentare
  • konsum i shpeshtë i sheqerit
  • higjiena orale jo e rregullt
  • predispozicioni gjenetik
  • mosha dhe cilësia e smaltit
Si ta kuptojmë nëse kemi karies?

Shpesh kariesi fillon pa simptoma. Shenjat që duhen marrë seriozisht janë:

  • ndjeshmëri ndaj të ftohtit, të nxehtit ose të ëmblës
  • njolla të bardha ose të errëta në dhëmb
  • ushqim që ngec vazhdimisht në të njëjtin vend
  • dhimbje gjatë përtypjes
  • dhimbje spontane (shenjë e kariesit të thellë)
Trajtimet kryesore konservative

Në klinikën tonë kryhen trajtime restauruese të plota, si:

  • Mbushjet estetike (kompozit)
    Mbushjet realizohen me materiale moderne, me ngjyrë natyrale, duke rikthyer formën dhe funksionin e dhëmbit.
  • Inlays / Onlays
    Janë restaurime indirekte (të punuara me precizion), të rekomanduara kur dëmtimi i dhëmbit është më i madh se sa një mbushje klasike.
  • Silanizimi i dhëmballëve
    Një procedurë parandaluese shumë e rëndësishme, sidomos tek fëmijët, që mbron dhëmballët nga kariesi duke mbyllur brazdat e thella.
  • Faseta me kompozit (Bonding estetik)
    Fasetat me kompozit janë një zgjidhje estetike moderne dhe minimalisht invazive, që përdoret për:
    • përmirësimin e formës së dhëmbëve
    • korrigjimin e hapësirave (diastema)
    • harmonizimin e buzëqeshjes
    • korrigjimin e defekteve të vogla të ngjyrës

Kjo procedurë shpesh realizohet pa dhimbje dhe në shumë raste pa nevojën e preparimit të madh të dhëmbit.

Endodontia (Trajtimi i Kanalit)

Endodontia, nga vetë kuptimi i fjalës “endodont” (brenda dhëmbit), është dega e stomatologjisë që merret me indet e buta të dhëmbit (pulpën), patologjitë e lidhura me to dhe trajtimin përkatës.

Trajtimi endodontik (terapia e kanalit) është i nevojshëm kur pulpa:

  • inflamohet (pulpit)
  • nekrotizohet (vdes)
  • infektohet dhe shkakton abses dentar

Shkaktarët kryesorë janë:

  • kariesi i thellë
  • trauma dentare
  • mbushje të vjetra ose të dëmtuara
  • infeksione të përsëritura

 

Si kryhet trajtimi endodontik?

Terapia endodontike konsiston në:

  • heqjen e pulpës së inflamuar ose nekrotike
  • pastrimin dhe dezinfektimin e kanaleve rrënjësore
  • formësimin e sistemit kanalar
  • mbushjen e kanaleve me materiale biokompatibile
  • rikonstruksionin e dhëmbit me restaurim të përshtatshëm (mbushje, inlay ose kurorë)


Qëllimi është shpëtimi i dhëmbit natyral dhe eliminimi i infeksionit.

Teknologjia dhe siguria në klinikën tonë

Në klinikën tonë, trajtimet endodontike kryhen nën anestezi dhe me protokolle moderne, për rezultate sa më të sigurta dhe afatgjata.

Përdorim:

  • instrumente nikel-titanium (p.sh. MTwo)
  • lokalizator apeksi për matje precize
  • izolim me diga (rubber dam) për sterilitet maksimal
  • kontrolle radiografike gjatë procedurës
  • teknika të standardizuara për dezinfektim të plotë

Kjo na mundëson një trajtim të saktë, të sigurt dhe me komfort maksimal për pacientin.

Mjek Stomatolog

Dr. Ada Caka

Mjek Stomatolog

Dr. Ada Kërçi

Mjek Stomatolog

Dr. Djala Lika

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.