Dr. Ada Caka është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 2019.
Ka kryer Masterin Universitar të nivelit të II në Ortodonci me vlerësime maksimale pranë Universitetit të Ferraras në vitin 2022.
Aktualisht është në proces doktorature pranë Universitetit të Romës “Tor Vergata”.
Prej vitit 2022 është mjeke stomatologe pranë Klinikës Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”, në repartin e konservativës dhe endodoncisë.
Në vitin 2020 ka kryer një trajnim njëvjeçar mbi teknikën e terapisë fikse Straight Wire në Milano, Itali.
Është referuese në kongrese, konferenca dhe aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Ada Caka aktualisht ushtron profesionin e saj si mjeke stomatologe pranë repartit të endo-konservativës dhe ortodoncisë në Klinikën Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”, pjesë e Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.