Dr. Djala Lika është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me temën: “Komplikancat e Kirurgjisë Ortognatike” nën udhëheqjen e Dr.Ermal Pashaj.
Dr. Lika ka kryer provimin e shtetit në Universitetin Tor Vergata , Romë me rezultatin maksimal dhe është licensuar pranë Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë.
Aktualisht është duke kryer master shkencor në “Kirurgji Orale dhe Implantologji të Avancuar” pranë universitetit UniCamillus në Romë.
Pjesëmarrëse aktive si Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore.
Dr. Djala Lika aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke Stomatologe pranë repartit të Terapisë Dentare dhe Paradontologjise pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.