Dr. Ada Kërçi është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në vitin 2011.
Ka kryer Master Universitar të Nivelit të II në Ortodonci pranë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, drejtuar nga Prof. Paola Cozza me vlerësimin 110.

Dr. Kërçi është edhe bashkëpunëtore didaktike në lëndën e Endodontisë dhe Konservativës pranë të njëjtit universitet.
Aktualisht është në ndjekje të doktoraturës në Degën: “Materials for Health, Environment and Energy”, pranë Universitetit Tor Vergata, Romë, Itali.

Pjesëmarrëse aktive në kurse të ndryshme teoriko-praktike brenda dhe jashtë vendit nën udhëheqjen e titullarëve të mirënjohur të fushës.

Dr. Ada Kërçi aktualisht punon si mjeke stomatologe dhe tutore klinike në Repartin Konservativës dhe Endodontisë pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. Gjithashtu edhe si Profesioniste e lirë.

Ajo bën pjesë në Repartin e Sedacionit Koshient, me titullar Prof. Filadelfo Coniglione, duke qenë dhe tutore e praktikave me studentët e këtij reparti.