Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Anestezi Reaminacioni

Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit funksionon 24 orë, në të 7 ditët e javës me një staf të kualifikuar dhe në gadishmëri të plotë për të kryer të gjitha llojet e teknikave anestetike dhe shërbimit të nevojshëm reanimator. Fillimisht bëhet vlerësimi shumë i kujdesshëm për pacientët para se të hyjnë në sallën e operacionit dhe më pas ndiqen dhe monitorohen me kujdes të veçantë të gjitha fazat e ndërhyrjeve kirurgjikale duke u kujdesur që pacienti të ketë parametra jetësorë të sigurt dhe të mos ketë dhimbje. Monitorimi dhe kujdesi vazhdon dhe më pas interventit në pavion, dhomë zgjimi apo reanimacion.

Disa tipe të anestezisë:

Anestezia e përgjithshme.

Nënkupton kalimin e pacientëve në gjendje jo-koshiente duke përdorur disa medikamente dhe duke i kontrolluar frymëmarrjen me aparatin e anestezisë. Kjo lloj anestezie lejon që të zhvillohet çdo lloj interventi pa asnjë dhimbje, pa lëvizur dhe pa kujtuar asnjë gjë nga çfarë ndodh në sallën e operacionit. Ne përdorim aparaturat më moderne dhe medikamentet e përshtatshme për të realizuar në përsosmëri këtë lloj anestezie.

Anestezia lokoregjonale:

Kjo lloj anestezie është për intervente që kanë kohëzgjatje relativisht të shkurtër dhe që interesojnë pjesë të veçanta të organizmit, si p.sh gjymtyrët apo intervente të tjerë që nuk kërkojnë përfshirjen e gjithë organizmit në anestezi. Këtu përdorim medikamentet e quajtura anestetike lokale, të cilët ndikojnë në nërvat e regjonit të interesuar duke mos lejuar të ndihet dhimbja, apo ndonjëherë edhe të mos kemi lëvizshmëri, gjithmonë të përkohshme.

Sedacioni:

Është një lloj anestezie që përdor medikamente sedatues për të realizuar qetësimin, relaksimin dhe deri përgjumje e pacientit gjatë procedurave dhe ekzaminimeve te ndryshme (gastroskopi, kolonoskopi, rezonancë, marrje biopsie, kombinim me anestezinë lokoregjonale etj.).

Terapia Intensive:

Është e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit. Në terapi intensive pranohen pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, shpesh jete-kërcënuese, si pasojë e një sëmundje serioze, aksidenti, interventi etj.

Reanimacioni siguron shërbim 24 orësh nga një ekip shumë i kualifikuar.

Ka një numër të kufizuar shtretërish të pajisur me shumë aparatura monitoruese dhe ndihmuese për pacientët.

Anestezist-Reanimator, Koordinator i anestezisë

Dr. Ervin Bejko

Anestezist – Reanimator

Dr. Altin Papa

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
TETORI ROZE – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Lexo më shumë
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.