Dr. Altin Papa është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës ku dhe ka kryer specializimin për Anestezi-Reanimacion.
Prej vitit 2015 ushtron profesionin e tij si mjek anestezist-reanimator me një eksperiencë të gjatë në struktura spitalore private.
Dr. Altin Papa kryen të gjithë llojet e anestezisë së përgjithshme dhe lokoregjonale me teknikat më bashkëkohore si dhe trajton me përkushtim pacientët në terapinë intensive.
Dr. Altin Papa është i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari shkencore.
Pjesëmarrës aktiv në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka prezantuar punime të ndryshme.
Ka kryer kurse dhe trajnime te ndryshme si:
- CEEA Course 2013 Locoregional anesthesia and pain therapy;
- CEEA Course 2014 Six Refresher Courses in Anesthesiology;
- CEEA Course 2015 Intensive Care, Emergency Medicine, and blood product transfusion;
- Practical seminar on specialized airway management – Hellenic Airway Management society 2015 Athens, Greece;
- Anesthesia plexiale dhe blloqet nervore ARUD 2016 Shkup, Maqedonia e Veriut.
Është anëtar i Urdhërit të Mjekut të Shqipërisë (UMSH), Shoqatës Shqiptare të Anestezistëve dhe Reanimatorëve, (ASAI), Albanian Society of Intensive Care Medicine (ASICM), Shoqatës Evropiane të Anestezisë (ESAIC).
Aktualisht ushtron profesionin e tij si mjek Anestezist-Reanimator pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.