Dr. Ervin Bejko – Koordinator i Anestezi-Reanimacionit
Dr. Ervin Bejko është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, në periudhën 1997-2003.
Ka kryer specializimin për Anestezi-Reanimacion pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Gjatë viteve të specializimit ka kryer ciklet e specialiteteve kirurgjikale me vëmendje të veçantë pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë dhe Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare dhe menjëherë pas specializimit punësohet me kohë të plotë në këtë shërbim.
Dr. Bejko ka kryer në vitin 2013 specializimin e zgjatur mbi teknikat e perfuzionimit ekstrakorporal pranë Spitalit “Tor Vergata”, Romë. Gjithashtu në vitin 2014 ka kryer specializimin mbi Menaxhimin e Insuficensës Respiratore në San Raffaele, Milano duke u mbështetur në trajtimin me ECMO.
Dr. Bejko kryen të gjithë llojet e anestezisë së përgjithshme dhe lokoregjonale.
Që prej vitit 2008 ushtron profesionin e tij si mjek anestezist-reanimator në struktura shëndetësore private, ndërsa prej vitit 2011 dhe pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Dr. Bejko është Pedagog i jashtëm pranë Shërbimit të Anestezisë dhe Reanimacionit pranë
Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe lektor i lëndës së Anestezisë dhe Reanimacionit
në Programin e Studimit Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e
Këshillit të Mirë”.
Prej 3 vitesh ai mban funksionin Sekretar-llogaritar i Shoqatës Shqiptare të Anestezistëve dhe Reanimatorëve, ASAI. Gjithashtu është dhe Anëtar i Shoqatës Evropiane të Anestezisë.
Dr.Bejko ushtron profesionin e mjekut anestezist-reanimator duke manifestuar dëshirë dhe devotshmëri për të shërbyer dhe kujdesur në të mirë të pacientëve. Me etikë profesionale të shkëlqyer, Dr. Bejko angazhohet në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari shkencore, me artikuj dhe prezantime në kongrese e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u bërë pjesë aktive e tyre si dhe duke kontribuar në përditësimin e njohurive mjekësore.
Dr. Ervin Bejko, aktualisht mban pozicionin e Koordinatorit të Anestezi-Reanimacionit pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.