POLIAMBULANCA

Shërbimet

Struktura jonë shëndetësore ndërthur shërbimet për një diagnozë sa më të plotë dhe të saktë për të gjithë pacientët.

Stafi

Poliambulanca “Atë Luigji Monti” ju ofron staf të specializuar dhe aparatura të teknologjisë së fundit. Staf mjekësor profesional shqiptaro-italian.

Evente/Lajme

Lajmet dhe eventet më të fundit.

Adresa

Adresa dhe mënyrat e mbërritjes

Poliambulanca Atë Luigji Monti e cila ndodhet në Rrugën e Kavajës, Nr. 58, 1023 Tiranë, ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm. Poliambulanca tashmë është e lidhur me Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, gjithashtu më herët me Klinikën Stomatologjike Universitare Zoja e Këshillit të Mirë, si dhe me Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive Zoja e Këshillit të Mirë (këto të fundit të vendosura në Rrugën Ana Komnena, Nr. 74, 1023 Tiranë).
E gjithë infrastruktura tashmë përbën kuadrin e plotë të organizimit të spitalit, ku për herë të parë ofrohet dhe shërbimi i shtrimit.
Struktura e Poliambulancës plotësohet dhe atë të Farmacisë IDI-al, e vendosur po në të njëjtën ndërtesë.

FAQs

Pap test-i eshte nje kontroll rutine e rendesishme per shendetin e gruas i cili ben te mundur kapjen heret ne kohe te kancerit te qafes se mitres,i cili sot trajtohet me sukses. Pap test-i, eshte emertuar keshtu per nder te Dr George Papanicolaou. Pap test-i është mledhja dhe vrojtimi mikroskopik i qelizave te marra nga qafa e mitres.

Ne pergjithesi mosha per te bere Pap test fillon nga 21-25 vjec,dhe vazhdon deri ne moshen 50-60 vjec. Grate mbi 30 vjec mund te kontrollohen nje here ne tre vjet n.q.s ato kane pasur tre Pap test-e te meparshme me rezultat normal. Grate e moshes 65-70 vjec qe gjate 10 vjeteve te fundit kane pasur te pakten tre Pap teste normale,mund te vendosin duke u konsultuar edhe me mjekun gjinekolog per te mos e bere me kete kontroll. Grate qe kane bere heqje totale te uterusit dhe qafes se mitres nuk kane nevoje ti nenshtrohen ketij testi.

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.