Embolizimi i arterieve të prostatës është një procedurë moderne minimal invazive, jo kirurgjikale, që trajton prostatën e zmadhuar duke bllokuar arteriet që e furnizojnë, duke bërë që prostata të tkurret dhe simptomat të lehtësohen.
Kjo teknikë është më pak invazive sesa trajtimet e tjera për një prostatë të zmadhuar (p.sh. TURP). Është procedurë ambulatore, pa shtrim në spital dhe pa komplikacionet e kirurgjisë klasike.
Avantazhet e kësaj procedure:
- Procedurë Minimal invazive
- Kohë e shkurtër rikuperimi
- Kohë e shkurtër qëndrimi në spital
- Saktësi në trajtim
- Nuk ka humbje gjaku
Procedura realizohet nga Radiolog Interventist Prof. Asc. Dr. Ilirian Laçi në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al



