Për një kontroll global të gjendjes shëndetësore
Me anë të këtyre ekzaminimeve synohet një kontroll i përgjithshëm i shëndetit ku përfshihen analizat e detajuara të gjakut që shërbejnë për kontrollin e funksionalitetit të organeve të ndryshme si mëlçia, veshka, tiroidja, kontrolli i koagulimit të gjakut dhe i yndyrnave. Në këtë paketë gjithashtu përfshihet kryerja e EKG për një kontroll bazë të zemrës. Ekografia abdonimale, ekografia e gjirit, grafia e toraksit dhe mamografia janë ekzaminime të rëndësishme për kontrollin e organeve të ndryshme dhe plotësojnë më tej paketën. Pap-testi është ekzaminim që shërben për kontrollin e shëndetit. Vizita e okulistit rekomandohet të kryhet në mënyrë periodike. Pas rezultateve të ekzaminimeve ofrohet Vizitë me Mjekun Internist.
Testet e gjakut:
gjaku komplet, eritrosediment, glicemia, urea, kreatinina, natriumi, kaliumi, kloruri, koha e protrombinës (pt), trigliceridet, kolesteroli total, kolesteroli hdl, kolesteroli ldl, protein totale, bilirubina totale dhe e fraksionuar, aspartat aminotransferaza – ast-got-s, alanine aminotransferaza alt-gpt-s/u, gama glutamyl transpeptidaza (s), fosfataza alkaline, tirotropina (tsh), antigjeni hbsag virusi hbv, virusi anti hcv.
- Urinë komplet;
- Feçe gjak okult;
- Pap-Test;
- EKG;
- Grafi toraksi;
- Mamografi;
- Ekografi e gjirit;
- Ekografi abdominale;
- Vizitë Okulisti;
- Vizitë Internisti pas analizave.