Për një kontroll global të gjendjes shëndetësore
Me anë të këtyre ekzaminimeve synohet një kontroll i përgjithshëm i shëndetit ku përfshihen analizat e detajuara të gjakut që shërbejnë për kontrollin e funksionalitetit të organeve të ndryshme si mëlçia, veshka, tiroidja, prostata, kontrolli i koagulimit të gjakut dhe i yndyrnave. Në këtë paketë gjithashtu, përfshihet kryerja e EKG për një kontroll bazë të zemrës. Ekografia abdonimale dhe grafia e toraksit janë ekzaminime të rëndësishme për kontrollin e organeve të ndryshme dhe plotësojnë më tej paketën. Vizita e okulistit rekomandohet të kryhet në mënyre periodike.
Pas rezultateve të ekzaminimeve ofrohet Vizitë me Mjekun Internist.
Testet e gjakut:
Gjaku komplet, eritrosediment, glicemia, urea, kreatinina, natriumi, kaliumi, kloruri, koha e protrombinës (pt), trigliceridet, kolesteroli total, kolesteroli hdl, kolesteroli ldl, protein totale, bilirubina totale dhe e fraksionuar, aspartat aminotransferaza – ast-got-s, alanine aminotransferaza alt-gpt-s/u, gama glutamil transpeptidaza, fosfataza alkaline, tirotropina (tsh), antigjeni specifik i prostatës (psa), antigjeni hbsag i virusit hbv, antigjeni i virusit hcv.
- Urinë komplet;
- Feçe gjak okult;
- EKG;
- Grafi Toraksi;
- Eko abdominale;
- Vizite okulisti;
- Vizite Internisti (pas analizave).