Trajtimi endovaskular i hemorroideve është një procedurë moderne, mini- invazive, që konsiston në bllokimin e një ose disa arterieve që furnizojnë me gjak rektumin, duke ulur fluksin e gjakut dhe duke bërë që hemorroidet të tkurren.
Si rezultat, lehtësohen simptomat si dhimbja, kruajtja dhe gjakderdhja, pa prerje dhe pa heqje indesh.
Është një alternativë e sigurt dhe e sukseshme pasi TRAJTON SHKAKUN.
Pacientët që përfitojnë nga kjo procedurë:
- Pacientë me shqetësime të vazhdueshme të hemorroides, me hemorragji ose simptoma të tjera.
- Ata që kanë provuar të bëjnë jetë të shëndetshme, pra kanë modifikuar stilin e jetës, dietën etj, por pa rezultat.
- Pacientë që kane provuar trajtime kirurgjikale, por që nuk kanë patur rezultat.
- Pacientë që kërkojnë një alternativë më pak invazive.
Kjo procedurë realizohet nga Radiolog Interventist Prof. Asc. Dr. Ilirian Laçi në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al



