Sot, në spitalin tonë patëm një takim të veçantë mes pacienteve të shërbimit të Onkologjisë në vite dhe stafit mjekësor që i ka shoqëruar në rrugëtimin e tyre të trajtimit.
Një hapësirë reflektimi dhe bashkëndarjeje, ku u rikujtua me mirënjohje mbështetja dhe përkushtimi i ndërsjellë.
Një falënderim i veçantë për Fr. Ruggero Valentini, P. Paschal Mgbeadichie dhe gjithë ekipin e mjekëve dhe të infermierëve për përkushtimin e tyre maksimal.
Faleminderit që na besoni shëndetin tuaj!














