Reumatologji
Departamenti i Reumatologjisë ofron diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve reumatologjike dhe muskoloskeletike. Këto sëmundje prekin kryesisht kyçet (artikulacionet), muskujt, kockat dhe indin lidhor, duke u manifestuar si inflamacion ose probleme të sistemit imunitar.
Pranë departamentit të reumatologjisë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë kryhen:
- Konsulta reumatologjike
- Analiza dhe ekzaminime radiologjike
- analiza gjaku (markues inflamatorë dhe autoimunë)
- radiografi e artikulacionit
- ekografi artikulare
- rezonancë magnetike (MRI)
- osteodensitometri(DEXA) për matjen e densitetit kockor
- kapilaroskopia, procedurë diagnostikuese jo invazive që vlerëson gjendjen e kapilarëve.
Në shërbimin e Reumatologjisë përdoren disa lloje trajtimesh dhe monitorim:
- Trajtime me Medikamente
- Terapia fizike, shërbim i cili ofrohet nga fizioterapistë me eksperiencë nga Klinika jonë e Fizioterapisë “Zoja e Këshillit të Mirë”, operative prej vitit 2009.
- Injeksione intraartikulare
- Hospitalizim (në rast nevoje)
Disa nga sëmundjet më të zakonshme që trajtohen nga ky sherbim janë:
Sëmundje inflamatore të kyçeve:
- artriti reumatoid
- artriti psoriatik
Sëmundje degjenerative të kyçeve
- osteoartriti (artroza)
Sëmundje sistemike autoimune (të indit lidhor)
- lupus eritematoz sistemik
- skleroderma
- sindroma Sjögren
- vaskulitet sistemike
- sindroma antifosfolipid
- MCTD (sëmundja e përzier e indit lidhor)
Sëmundje inflamatore të shtyllës kurrizore (spondiloartrite)
- spondiliti ankilozant
- Sëmundje kristalore dhe metabolike të kyçeveguta (podagra)
Sëmundje që prekin muskujt
- polymyositis / dermatomyositis
Sindroma të dhimbjes kronike
- fibromialgjia
Sëmundje metabolike të kockave
- osteoporoza
- osteomalacia
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



